Shpallje – konkurrimi për pjesëmarrje në “Takimet Poetike të Karadakut -2018”

Të nderuar,
Me qëllim të ngritjes së cilësisë së manifestimit tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut -2018”, si dhe përzgjedhjes më meritore të poezive më të mira, të gjithë poetët e interesuar ftohen për të konkurruar, si dhe, nëse përzgjidhen, për të ardhur e lexuar krijimet e tyre në Orën e Madhe Letrare, që do të mbahet në Kumanovë/Likovë, më 11 mars 2018.
Poezitë duhet të jenë të papublikuara dhe të pashpërblyera më parë, të shoqërohen me një biografi të shkurtër artistike të autorit, dhe të dërgohen në këtë adresë elektronike: jekaradakut@yahoo.com, deri më 2 mars 2018.
Juria letrare përzgjedh 20 krijimet më të mira që do të lexohen në Orën e Madhe Letrare, të cilat hyjnë në konkurrim për tre çmimet e para poetike “Fadil Bekteshi”, me vlerë – vendi i parë 200 euro, vendi i dytë 150 dhe vendi i tretë 100 euro. Për fituesit do të ndahet edhe plaketë dhe mirënjohje.
Lista e autorëve të përzgjedhur do të publikohet deri më 4 mars 2018.
Të gjitha poezitë e lexuara në Orën e Madhe Letrare, do të botohen në numrin e radhës së revistës “Doruntina”.
Për poetët e përzgjedhur që vijnë nga larg (Shqipëria), iu sigurohet akomodimi për një natë.
Manifestimi mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.
 
Nga Kryesia e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”-Kumanovë
 
Më 17.2.2018, Kumanovë
 

Komente