

Ministria e Kulturës e R. së Maqedonisë së Veriut, në programin vjetor të projekteve me interes nacional në kulturë, sivjet ka përkrahur në mënyrë korrekte gjashtë projekte të rëndësishme të Klubit të Shkrimtarëve “JEHONA Е KARADAKUT” nga Kumanova, për çka edhe i falënderojmë publikisht.
Sigurisht që në këto vlerësime pozitive, anëtarët e komisioneve, si dhe përgjegjësit e Ministrisë, e kanë pasur parasysh seriozitetin e punës sonë ndër vite, duke e çmuar këtë Klub si një ndër organizimet e para të shoqërisë demokratike shqiptare, si botues i revistës së parë të pavarur letrare shqipe në Maqedoni “Doruntina”, si dhe bartës i manifestimit tradicional kulturor „Takimet Poetike të Karadakut”.
Projektet e përkrahura nga Ministria e Kulturës e që do të realizohen brenda vitit 2020, janë:
a) Projektet e letërsisë dhe veprimtarisë botuese:
b) Projekt në fushën e veprimtarisë ndërkombëtare:
Kësaj radhe nuk ka gjetur përkrahje projekti interdisiplinar: „PENA IME -2020“ (edicioni i tretë), i cili për shkak të imazhit që filloi të ndërtojë vit pas viti, sidomos në mesin e artistëve të rinj, gjithsesi do të mbahet, dhe për të do të kërkohen forma tjera të mbështetjes, me qëllim të ruajtjes së kontinuitetit.