Poezi nga Burhanedin Xhemaili

bb

Kohë e shkuar

 

Një fjalë e shkruar

në xhamin e thyer të dritares

me shikim nga dielli

rrinte në vetmi të harruar,

e ballkoni i mbuluar

me rrjetin e merimangës

na përkujtonte mosbesimin

e kohës së shkuar…

Në këtë heshtje të humbur

zukama e mizave të tërbuara

irritonte macet e mëhallës

që luanin me topin e shpuar

tangon e dëshpërimit,

e nuk ishte vjeshtë mërzie

as njeri s’ kishte vdekur,

por heshtja matej me hijen e vetë

gjersa drita ia dha këngës…

 

Ҫaste vetmie…

 

Nata e matur

me vetminë e fjetur

shkundi retë e zeza

mbi xhamin e dritares

dhe zgjoi heshtjen time

t’plandosur,

gjersa shikoja portretin e kthyer

n’albumin e kujtimeve të zgjedhura

që m’ kthenin në kohën e shkuar,

e zëri i humbur

brenda labirinteve të harresës

m’ lëvronte shpirtin

me pyetjet e pareshtura

e nuk më çelte portat e mundësive

të mbyllura me rraptimë shiu…

Nëntor, 2012

 

Ёndërr

1.

Nga ndjenja në ndjenjë

kujtoj ëndrrat dhe enigmat

brenda ëndrrës, çelës i portave

dhe mrekullive magjike,

për të kapur ritmin e jetës

me vështirësitë e imponuara

dhe shpresat e hapura

që shfaqen në lutjet e mbrëmjes

kur yjet shkëputen

nga vallja e akorduar

dhe treten

si shkreptima të humbura

në terrin e tmerrit

pa gjurmë ekzistimi…

2.

Në këtë botë

të ndodhive të papritura

u hapën portat

e çudirave dhe rënieve të kota

dhe nuk u gjetë çelësi i shpëtimit

kotësive të kohës aktuale

të trashëguara

nga koha e rënieve totale

kur fluturat e erërave të reja

i mashtronte akulli rrëshqitës

me dritën e praruar

dhe zërin e zogjve të mbyllur

brenda rrethit magjik

për t’i shndërruar në pluhur hiri

mbi shtrojën e kuqe të mushkonjave

që ndërruan kostumin e defilimit

dhe mashtrimit…

Korrik, 2013

 

Sytё e hёnёs

 

Nё kёtё kohё tё pёshtjelluar

vёshtirё tё gjendesh brenda rrethit magjik,

aty ku hijet marrin trajta tё pakuptueshme

dhe nuk dёgjohet tik taku i sahat kullёs

qё vёshtron botёn e heshtur

nga streset e kohёs moderne…

Jeta nuk ёshtё ёndёrr

e ne knaqemi kur ёndёrrojmё

pёr njё çast, mrekullitё e papara,

sikur tё lindemi nё sytё e hёnёs

larg ulërimave

dhe rropatjeve tё shiut,

e xhami i krisur

nga vetёtima e vitit tё shkuar

mbetet shenjё kujtimi

pёr tё kuptuar se kjo forcё magjike

                                     mund tё gjuaj

edhe në brendi të drurit tё kalbur,

aty ku fshehet gjarpri helmues

dhe misteret e çuditshme

qё na fryjnё zjarrin nё dritat e syve

duke shikuar ujёvarёn e imagjinuar

ёndёrr e trazuar

nga fёmijёria e hershme,

kur gjumi na merrte me rrёfimet

pёr historitё e tё parёve

qё ishin flijuar

për ta ndёrtuar

urёn e gurit

qё do t’i lidhte katёr anёt e botёs

dhe nёntё lumenjtё e dritёs

pёr ta pёrmbushur

amanetin e trashёguar

uratё e bekuar

dhe rrugё e gjatё

pёr tё udhёtuar…

Komente