Njoftim për poetët kumanovarë

Të nderuar autorë,

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, sivjet ka ndërmarrë një iniciativë për botimin e një përmbledhjeje të poezisë kumanovare shqipe (e titulluar “Kulla jonë”), e cila do të mbetet si një letërnjoftim i krijimtarisë letrare të kësaj treve shqiptare.

Në këtë përmbledhje të veçantë poetike, do të radhiten të gjithë emrat e njohur të letrave shqipe të trevës së Kumanovës (sot komunat e Kumanovës e Likovës) që kanë krijuar nëpër kohë, deri në ditët e sotme. Më konkretisht, synohet të prezantohen të gjithë poetët e kësaj treve të cilët deri më tani kanë botuar të paktën një libër me poezi.

Çdo poet do të prezantohet me disa poezi të përzgjedhura (të botuara apo të pabotuara), dhe në fund të tyre do të jepet nga një biografi – bibliografi e shkurtër me fotografi të autorit.

Prandaj, luten të gjithë autorët kumanovarë, që të na i dërgojnë nga 7 deri 10 poezi (me bio-bibliografi e fotografi), në mënyrë që pastaj redaksia të ketë mundësi të bëjë një përzgjedhje solide nga 3 deri 5 poezi (varësisht nga gjatësia e tyre). 

Ju lutemi që materialet t’i dërgoni në formë elektronike në këtë e-mail: jekaradakut@yahoo.com më së voni deri më 10 maj 2020.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

 

Komente