Mirënjohje në Gjilan për klubin “Jehona e Karadakut”

gjilan

Gjilan, 21.06.2014 – Të shtunën, më 21 qershor 2014, në Grykën e Karadakut, respektivisht në fshatin Dunav, u mbajt edicioni i katërt i Manifestimit Rajonal të Poezisë “Trekëndëshi Poetik i Paqes”, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe nën organizimin e Ars Klubit “Beqir Musliu” nga Gjilani.

Nikoqiri, Ars Klubi Beqir Musliu, ka ndarë dhe mirënjohjet për Klubet e shkrimtarëve nga “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, “Feniks” nga Presheva dhe “Joniana” nga Saranda.
Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, Sevdail Demiri, në emër të propozuesit, tha se Çmimi letrar “Beqir Musliu”, i cili sivjet po i ndahet shkrimtarit dhe studiuesit të njohur të letërsisë, Nehas Sopaj, është një nderim i madh që i bëhet jo vetëm se shkrimtarit si individ, familjes, vendlindjes apo rajonit prej nga vjen ai, por është një nderim i madh për mbarë letërsinë shqiptare, të cilën e përfaqëson denjësisht katër dekada me radhë.
Sopaj është fituesi i tetë me radhë i këtij çmimi, pas Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Musa Ramadanit, Visar Zhitit, Ibrahim Kadriut, Rexhep Qosjes e Ramadan Mehmetit…

Komente