LETËR NGUSHËLLIMI

 

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, u shprehë ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve, kolegëve e shokëve të muzikologut të njohur të përmasave mbarëkombëtare, Zejadin Ismaili.
Është kjo një humbje e madhe për artin, kulturën dhe shkencën muzikologjike shqiptare, të cilat me veprat e tij të shumta, i ngriti në piedestalin më të lartë.
Përpos punës së tij të zellshme dhjetëravjeçare në sferën e arsimimit muzikor, ku arriti suksese të jashtëzakonshme sidomos me korin e shkollës, Zejadin Ismaili ishte edhe një nga anëtarët më aktiv të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.
Përmes këtij klubi botoi edhe disa vepra të suksesshme, ndërsa e fundit e botuar në vitin 2012 “Hove shpirtërore”, paraqet një mozaik vlerësimesh recensionale të gati gjithë shkrimtarëve shqiptarë të anës së Kumanovës, e cila mbase është antologjia e vetme e këtij lloji për shkrimtarët kumanovarë.
I qoftë i lehtë dheu i shqiptarisë!

Me nderime të larta,

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” -Kumanovë
Kryetar: Sevdail Demiri

Kumanovë, 7.11.2015

Komente