KSh “JEHONA E KARADAKUT”, u nderua me çmimin GRAND PRIX – THE BEST

Klubi i Shkrimtarëve “JEHONA E KARADAKUT” – Kumanovë, në një spektakël të veçantë të zhvilluar në RTV21 në Prishtinë, u nderua me çmimin e madh GRAND PRIX – THE BEST, në edicionin e tretë të këtij manifestimi të organizuar nga TV21 – Maqedoni për vitin 2020.
Ky çmim u nda për kontributin e dhënë afër tri dekada të këtij klubi në fushën e letërsisë dhe kulturës shqiptare. U veçua revista e parë e pavarur shqiptare në Maqedoni për letërsi, shkencë dhe kulturë DORUNTINA, si dhe manifestimi tradicional TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT, të cilat vazhdojnë të jenë aktive dhe aktuale pandërprerë.
Në emër të Klubit, çmimin e pranoi kryetari Fatos Rushiti.
Faleminderit për mirënjohjen dhe respektin RTV21 dhe audiencës së gjerë!

Komente