Katër projektet tona mbështeten nga Ministria e Kulturës

Ministria e Kulturës ka dhënë mbështetje për katër projekte të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.
Bëhet fjalë për manifestimin tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, revistën për letërsi, art e kulturë “Doruntina” nr.54/55, librin poetik të autorit Selajdin Shabani (“Të kam thënë… Lajdins”), dhe një projekt të ri interdiciplinar për të rinj “Pena ime” me bartës Fatos Rushitin.
Këto projekte janë pjesë e programit vjetor (2018) me interes nacional të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë. 
Kryesia e klubit falënderon për angazhimin dhe korrektesën, sekretarin shtetëror z. Valmir Aziri, si dhe anëtarët shqiptarë të komisioneve gjegjëse të ministrisë.

ministerstvo-za-kultura

Komente