Ftesë për pjesëmarrje në festivalin për të rinj ‘PENA IME’

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”–Kumanovë, fton të rinjtë e interesuar nga mosha 18 deri në 33 vjeçare, nga të gjitha trojet shqiptare, që të marrin pjesë në edicionin e dytë të manifestimit interdisiplinar “PENA IME – 2019” – festival i profilizuar për art figurativ, letrar dhe muzikor, që do të mbahet në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, më 9 Nëntor 2019 (e shtunë), prej ora 14:00.

Në lëmin  e artit figurativ këtë vit do të konkurrohet me vizatim. Afati i dorëzimit të punimeve do të jetë deri më 5 nëntor. Çdo autor mund të konkurrojë me vetëm nga një punim autorial, tema dhe formati i punimit është i lirë, ndërsa punimet duhet të jenë të pakornizuara.

Në lëmin e artit letrar konkurrohet me poezi dhe tregim, ndërkaq tema është e lirë. Punimet dërgohen deri më 5 nëntor, në këtë e-mail: penaime-mypen@hotmail.com .

Në lëmin e artit muzikor këtë vit nuk do të ketë garë, por vetëm performancë muzikore nga artistët e rinj kumanovar. Juritë profesionale, krijimet më të mira artistike e letrare do t’i vlerësojnë me çmimin “PENA E ARTË”.

Festivali përkrahet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë se Veriut dhe pjesërisht nga Komuna e Kumanovës.

Për informacione shtesë në lëmin e letërsisë: tel. 071260841 (Fatos Rushiti), ose 078301969 (Selajdin Shabani), ndërsa për artin figurativ: tel. 071723272 (Muhamedali Alili), ose tel. 070972041 (Hanife Islami).

Me respekt të veçantë,
Fatos RUSHITI,
Drejtor i Festivalit “PENA IME”-Kumanovë

Komente