Doli nga shtypi numri 50 i revistës “Doruntina”

Doruntina 50Kumanovë, 19.05.2015 – Doli nga shtypi numri më i ri i revistës së parë të pavarur shqipe në Maqedoni për letërsi, shkencë dhe kulturë “Doruntina”, botim i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.

Nga përmbajtja e këtij numri, i 50-ti me radhë, me gjithsej 168 faqe, veçojmë: poezi të zgjedhura nga autori Baki Ymeri, tregim nga Muhamet Halili, poezi italiane nga Aida Merini e Sebastiano Grasso, poezi nga Rushit Ramabaja, Nebih Bunjaku dhe Avni Dehari, fragment romani nga Nijazi Ramadani.

Më tej në këtë numër të revistës “Doruntina” radhiten poezitë e lexuara dhe të shpërblyera nga manifestimi tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut-2015”. Nga gjuhësia mund të lexoni punimin e Armend Ukaj “Disa nga huazimet latine në gjuhën shqipe”, si dhe dy vështrime nga autorët Bilall Maliqi dhe Sevdail Demiri, etj.

Kryeredaktor i revistës “Doruntina” është Burhanedin Xhemaili. /www.jekaradakut.org/

Komente