Çmimi letrar “AGIM RAMADANI” në Stubëll të Epërme të Kosovës

cmimi1Më 21 shtator 2013 në Stubëll e Epërme të Vitisë (Kosovë), u mbajt manifestimit tradicional kulturor e shkencor mbarëkombëtar “Takimet e Dom Mikelit” (edicioni i XXIV), në organizim të Shoqatës Kulturore Shkencore nga Stublla dhe Qendra për Studime Albanologjike në Tiranë.
Në kuadër të Orës së madhe letrare “Agim Ramadani”, ku u paraqitën afër 40 poetë nga të gjitha trevat shqiptare, çmimi i tretë i takoi Sevdail Demirit nga Kumanova, vendi i dytë poetes Shefqete Gosalci nga Prishtina, ndërsa çmimi i parë poetit Abdullah Konushevci nga Prishtina.
Juria ishte e përbërë nga studiuesit Sadri Fetiu, Nuhi Ismajli dhe Fehmi Ajvazi.
Përpos Sevdail Demirit, nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”-Kumanovë, në këtë manifestim morën pjesë edhe poetët: Bejtush Memeti, Burhanedin Xhemaili dhe Fatos Rushiti…

cmimi2

Komente