

Nga komisioni për informim
Poezia që zuri vendin e parë (I)
28 NËNTORI
Shqipëri po të qesh fytyra,
Një vranësirë ke në vetull
Shqiponjës në flamur i buzëqesh liria,
Trupi i copëtuar, dhembje e mbetur.
Heeej! Shqipëri nënë e plagosur
Ty që të parin Zoti të solli në tokë,
Kaluan shekuj në këtë botë të pluhurosur
Prapë gjallë ke ngel dhe je bërë e fortë.
28 Nëntor shkruar me shkronja gjaku
Shkruar me shkronja qe tokës ia dhuroi Zoti
Çdo shkronjë me aromë zambaku
Çdo shkronjë e larë me pika loti.
Gjithmonë Shqipëri ty të kanë munduar
Që bijtë të jenë në sherr dhe të përçarë
Me asnjë fe dot nuk të kanë ngatërruar
Sepse ti gjithmonë ke dalë e larë.
E di Shqipëri vranësirën ke në vetull
Shumë shpejtë vranësira ka me t’u tretur
Shumë shpejt dy plagët do të shërohen,
Shqiptarët bashke në një shtet do të bashkohen.
ARTA SELMANI,
Kl.l-8, Gjimnazi “Sami Frashëri”-Kumanovë
Poezia që zuri vendin e dytë (II)
BONJAKU I TIJ
Si qëndron loti në syrin tim
pyete vetëm shpirtin tim.
Si më ngrinë gjaku në venë
kur kujtoj atë që s’vjen.
Babi im i dashur
unë s’u ngopa me ty
por ngopem me erën tënde
që e thërras liri.
Si s’u erdhi keq atyre
si s’menduan për mua
që unë sot të rroj vetëm
s’më bjen në krah asnjë mua.
Unë po rritem ngadalë
do bëhem trim si ti
ti quhesh legjendë
kurse unë i biri i tij.
SHUKRANE JUNUZI
SHMK “Ismet Jashari”-Likovë
Poezia që zuri vendin e tretë (III)
TË VDEKUR, POR TË GJALLË
Nga mosqenia e të gjallëve në këtë botë
Ne kuptojmë si ende rrojmë në këtë tokë,
Në këtë tokë me gjak të shtruar
Që të duket si e praruar.
Nga kjo tokë erdhën
E në të shkuan,
Por të gjallë mbetën,
as nga dheu nuk u tretën.
Anëpëranë Arbnisë dëgjohej
Për liri kushtrimi,
Nga të gjallët e pavdekshëm
Pa ju trembur syri.
Në këtë tokë arbnore rrojmë
Se për të u flijuam,
Me djersë e me shpirt,
Popullin arbnor për ta ndrit.
KUJTESË XHELADINI
Kl. IV-7, SHMTK “Nace Bugjoni”-Kumanovë