Në këtë edicion të parë të festivalit “Pena ime”, Syhana Reçi nga Struga, u shpall fituese e “Penës së artë për muzikë”, me veprën e Shumanit “Adagio & Allegro” op.70, ekzekutuar me violë…
Kumanovë, 22.6.2018 – Një freski të re muzikore me tinguj të jashtëzakonshëm të muzikës klasike, sollën para publikut kumanovar, artistët e rinj nga vende të ndryshme të Maqedonisë, në kuadër të natës së tretë të manifestimit interdisiplinar “Pena ime”, nën organizimin e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.
Emra të njohur të muzikologjisë shqiptare, si Sihana Badivuku, Blerim Grubi e Besjana Mehmeti, në cilësinë e jurisë profesionale, çmuan lartë performimin e artistëve të rinj, të cilët gjithnjë e më tepër po ngjiten lartë shkallëve të muzikës.
Në këtë edicion të parë të festivalit “Pena ime”, Syhana Reçi nga Struga, u shpall fituese e “Penës së artë për muzikë”, me veprën e Shumanit “Adagio & Allegro” op.70, ekzekutuar me violë. Me vendin e dytë u nderua artisti kumanovar Ismet Vejseli, i cili me zërin e tij të jashtëzakonshëm, interpretoi dy vepra klasike në solo-këndim (kanto). Kurse, vendi i tretë i takoi flautistes nga Tetova, Teuta Emini, me një ekzekutim po ashtu mjaft mbresëlënës. Artistët e rinj me piano i përcolli mjeshtri Shkëlzen Baftiari, kurse u prezantuan shkëlqyeshëm nga përgjegjësja e sferës së muzikës së këtij festivali, Funda Ali, e cila ishte edhe në cilësinë e moderatores.
Këtë koncert me karakter garues, e nderoi me pjesëmarrjen e tij, edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, i cili para muzicientëve të rinj solli edhe lajmin e mirë, për mundësinë që e ofron MASH-i në subvencionimin të tyre në blerjen e instrumenteve muzikore.
Drejtori i manifestimit, Fatos Rushiti, theksoi se përmes këtij aktiviteti, synojmë të instalojmë vlera të reja në këtë mjedis, dhe tendencat janë që vitin e ardhshëm, ky manifestim të merr përmasa ndërkombëtare.
Në përmbyllje të gjithë aktivitetit treditor, kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, Sevdail Demiri, u shpreh i kënaqur nga realizimi i projektit, i cili kishte nxitur talentet e reja që të shfaqin afinitetet e tyre artistike në tri fusha specifike, siç janë arti figurativ, arti letrar dhe arti muzikor. Prandaj, theksoi nevojën që ky aktivitet të instalohet si manifestim i përvitshëm tradicional, përmes të cilit njerëzit do të mendojnë më shumë për Kumanovën e artit dhe kulturës, se sa për epitete të zeza që objektivisht nuk i takojnë fare.
Ndryshe, manifestimi “Pena ime”, filloi më 20 qershor 2018, me ekspozitën kolektive artistike në Galerinë e Arteve në Kumanovë, dhe vazhdoi në netët vijuese me festivalin e poezisë, dhe me atë të muzikës klasike. Përpos karakterit garues, ky manifestim më tepër kishte për qëllim që të afrojë mes vete artistët e rinj dhe të nxisë përsosjen e tyre artistike në fusha të caktuara, duke ndërthur mes vete më shumë sfera.
Manifestimi “Pena ime”, është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.
-Të enjten (21 qershor 2018), vazhdoi nata e dytë e manifestimit “Pena ime”, nën organizimin e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, e cila ishte e rezervuar për poezinë.
Defiluan dhjetëra poetë nga vende të ndryshme të Maqedonisë, të cilët me krijimet e tyre më të reja artistike, i dhanë imazh të ri mbrëmjes.
Juria profesionale, në përbërje: Salajdin Salihu, Ahmet Selmani dhe Sunaj Raimi, kishin vendosur që tre vendet e para t’ua ndajnë poetëve: Daim Miftari nga Gostivari (“Pena e artë për poezi” – Vendi i Parë), Kreshnik Sopaj nga Kumanova (“Pena e artë për poezi” – Vendi i Dytë), dhe Arlind Farizi nga Tetova (“Pena e artë për poezi” – Vendi i Tretë), kurse çmimin inkurajues – poetit të ri kumanovar, Epirot Ferati.
Drejtuesi i manifestimit Fatos Rushiti dhe sekretari i klubit, Selajdin Shabani, theksuan nevojën e mbajtjes së këtij festivali poetik, i cili mëton të jetë tradicional dhe të instalojë standard të ri krijues në këto hapësira.
Festivalin e përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi, si një mbështetës permanent dhe inkurajues i të gjitha zhvillimeve kulturore në këtë trevë.
Festivali u zbukurua me muzikën e përzgjedhur nga artistja e re Funda Ali, dhe zëri i këndshëm i Ismet Vjeselit, ndërsa ambienti u zbukurua me punimet figurative, nën kujdesin e Hanife Islamit.
Edicioni i parë i manifestimit kulturor interdisiplinar “Pena ime” në Kumanovë, filloi më 20 qershor 2018 me hapjen e ekspozitës kolektive të 23 artistëve. Hapjen e manifestimit e bëri ministri i Kulturës, Asaf Ademi.
Në natën e tretë dhe të fundit të këtij manifestimi, (e premte, ora 19:30, te Shtëpia e Kulturës në Kumanovë), në program është muzika klasike, ku artistët e rinj do të performojnë vepra të papërsëritshme.
Kumanovë, 20.6.2018 – Të mërkurën në Kumanovë filloi edicioni i parë i manifestimit kulturor “Pena ime” në Kumanovë, nën organizimin e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”.
Drejtori i manifestimit, Fatos Rushiti, tha se përmes festivalit “Pena ime”, synojmë t’i sfidojmë artistët, e sidomos ata të gjeneratave më të reja, që të tregojnë vlerat e tyre të pashprehura. “Në konkursin e shpallur për në sferës e artit figurativ, letrar dhe muzikor, pati qindra aplikime, gjë që dëshmoi se për një manifestim të tillë interdisiplinar në Kumanovë, vërtetë pati nevojë!”, u shpreh Rushiti.
Në hapje të ekspozitës, si aktivitet i parë i këtij projekti interdisciplinar, morën pjesë shumë artistë dhe artdashës. Manifestimin e shpalli të hapur ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, i cili theksoi nevojën e mbështetjes së aktiviteteve të tilla kulturore, të cilat nxisin konkurrencën pozitive në mes artistëve dhe shtojnë vlerat e tyre artistike.
Ndryshe, në konkursin e artit figurativ u paraqitën gjithsej 23 artistë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë, si nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Ohri dhe Kumanova. Në këtë ekspozitë janë përfshirë piktura, grafika dhe skulptura. “Idetë që i preokupojnë artistit e rinj janë ti ndryshme dhe varirojnë nga realja, abstraktja, ekspresionizmi dhe hiper-realizmi. Janë artistë që pretendojnë ta ruajnë vlerën e mirëfilltë artistike si dhe origjinalitetin e shprehjes së tyre”, tha piktori akademik Rexhai Hyseni-Xhai.
Juria kishte vendosur që “Pena e artë për pikturë”, t’i takojë autores Afërdita Kiki, për pikturën “Pa titull”, e punuar në teknikën akril në pëlhurë; “Pena e artë për grafikë”, iu nda Naim Idrizit, për grafikën me titull “Saksofonist”, punuar në akualintë; dhe “Pena e artë për skulpturë” iu nda Ardian Kadriut, për skulpturën me titull “Gorgu”, punuar me gips të patinuar.
Manifestimi vazhdon të enjten (21 qershor 2018) me festivalin e poezisë dhe të premten (22 qershor 2018) me eventin kushtuar muzikës. Në këto dy net, ngjarjet zhvendosen në Shtëpinë e Kulturës në Kumanovë, me fillim në ora 19:30.
Programi dhe lista e pjesëmarrësve të manifestimit multimedial
“PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“
Organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”–Kumanovë,
me moto: “My way”
I. Më 20.06.2018 (e mërkurë), ora 19:30, ekspozita në Galerinë e Arteve në Kumanovë:
-Hapja e festivalit, Fatos Rushiti, drejtor dhe Dali Alili – përgjegjës për artin figuativ;
-Fjalë rasti – mysafirë nderi;
-Pikë muzikore nga Funda Ali;
-Recension nga arti figurativ;
-Ndarja e çmimeve nga Komisioni vlerësues: “Pena e artë për pikturë”, “Pena e artë për grafikë”, “Pena e artë për skulpturë”.
Artistët pjesëmarrës me punime:
II. Më 21.06.2018 (e enjte), ora 19:30, ora letrare “Ora e penës”, Salla e kuqe në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë:
-Hapja e orës letrare nga sekretari i Klubit të shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Selajdin Shabani;
-Fjalë rasti – mysafirë nderi;
-Pika muzikore (instrumentale dhe solo kendim) në fillim, në mes dhe në mbarim të orës letrare;
-Ndarja e çmimeve nga Juria letrare: “Pena e artë – vendi i parë”, Pena e artë-vendi i dytë”, dhe “Pena e artë-vendi i tretë”.
Lista e poetëve pjesëmarrës:
III. Më 22.06.2018 (e premte), ora 19:30, “Ora e muzikës serioze”, Salla e kuqe e Qendrës së Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë:
-Hapja e Orës së muzikës serioze nga Funda Ali – përgjegjëse për artin muzikor;
-Fjalë rasti – mysafirë nderi;
-Ndarja e çmimit “Pena e artë për muzikë”, nga Komisioni vlerësues;
-Lista e artistëve pjesëmarrës:
VI. Më 30.06.2018 (e shtunë), ora 18:00, në Komunën e Likovës:
– Program përmbledhës me fituesit e tri disiplinave artistike:
-Ekspozimi i veprave më të mira artistike “Pena e artë për pikturë”, “Pena e artë për grafikë”, “Pena e artë për skulpturë”;
-Prezantim i fituesve të orës letrare “Pena e artë – vendi i parë”, Pena e artë-vendi i dytë”, dhe “Pena e artë-vendi i tretë”, dhe
-Prezantim i fituesit të çmimit “Pena e artë për muzikë”.
Ju mirëpresim!
Drejtor i manifestimit
Fatos Rushiti
Kanë mbetur edhe disa ditë deri në përmbyllje të konkursit për manifestimin multimedial “PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“, që do të mbahet më 20, 21, 22 qershor 2018 në Kumanovë.
Organizatorët inkurajojnë të gjithë të interesuarit, e sidomos të rinjtë, që të paraqiten deri më datë 11 qershor, dhe të sprovojnë veten guximshëm në një garë të mirëfilltë artistike, e cila zhvillohet në artin letrar, figurativ dhe muzikor.
Ju mirëpresim!
Klubi i Shkrimtarëve “JEHONA E KARADAKUT“ – Kumanovë, shpall:
KONKURS
për pjesëmarrje në festivalin e artit figurativ, poetik dhe muzikor
“PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“
më 20, 21, 22 qershor 2018, Kumanovë – Likovë
-Të drejtë konkurrimi kanë artistët nga Maqedonia që e kanë të kryer Akademinë e arteve, me vetëm një punim në: pikturë, grafikë apo skulpturë;
-Vepra artistike duhet të ketë të shënuar: emrin e autorit, titullin e veprës, teknikën, vitin dhe dimensionet. Vepra duhet të mos jenë ekspozuar më parë, dimensionet nuk duhet te tejkalojnë 100 cm horizontalisht dhe 200 cm vertikalisht;
-Veprat konkurruese i nënshtrohen seleksionimit nga Këshilli Artistik, ku do të përzgjidhen gjithsej 30 pjesëmarrës;
-Do të ndahen tre shpërblime: “Pena e artë për pikturë”, “Pena e artë për grafikë”, “Pena e artë për skulpturë”;
-Afati i dorëzimit të punimeve: 11 maj – 11 qershor 2018.
-Personi përgjegjës për artin figurativ: Dali Alili, tel. 071 723 272 ose tel.071 260 841.
-Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë të rinjtë që shkruajnë poezi nga Maqedonia. Konkurrohet me një poezi, tema e lirë, me emër dhe mbiemër dhe me një biografi letrare;
-Poezitë duhet të mos jenë të botuara më parë në libra, revista apo të publikuara në versione online.
-Poezitë dorëzohen ne këtë e-mail: penaime2018@gmail.com deri më 11 qershor 2018, më pas Këshilli artistik përzgjedh 30 poezi për pjesëmarrje në festival;
-Juria letrare do të përzgjedh tre poezitë më të mira, “Pena e artë – I”, “Pena e artë – II” dhe “Pena e artë – III”, për të cilat do të ketë edhe shpërblime;
-Personi përgjegjës për artin poetik: Selajdin Shabani tel.070 543 910, dhe Fatos Rushiti, tel.071 260 841.
-Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë të rinjtë nga Maqedonia, studentë dhe të diplomuar në Akademi të arteve muzikore;
-Çdo konkurrent duhet të shpreh interesim në këtë e-mail: penaime2018@gmail.com duke treguar veprën që ka përzgjedhur të interpretojë: piano, kitarë, violinë, violë, violinçelë, klarinetë, flaute apo solo këndim, si dhe një biografi personale;
-Këshilli Artistik do të përzgjedh 10 pjesëmarrës, ndërsa juria do të ndajë shpërblimin “Pena e artë” për interpretimin më të mirë muzikor;
-Personi përgjegjës për artin muzikor: Funda Ali, tel. 078 266 605 ose tel.071 260 841.
-Më 16.06.2018 do të publikohen të përzgjedhurit për pjesëmarrje në festival;
-Më 20.06.2018, ora 17:00, hapet ekspozita e artit figurativ, në Galerinë e Arteve në Kumanovë, kur dhe kumtohen vlerësimet;
-Më 21.06.2018, ora 18:00, zhvillohet ora letrare në njërin nga lokalitetet e Komunës së Likovës, kur dhe ndahen shpërblimet;
-Më 22.06.2018, ora 20:00, mbahet ora e muzikës serioze, në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, kur edhe ndahen shpërblimet;
-Projekti interdiciplinar mbështetet nga ana e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë.
Koordinator: Fatos Rushiti, tel.071 260 841.
Kumanovë, 11.5.2018
———————– ——————————– ——————————
Клуб на писатели “ЈЕХОНА Е КАРАДАКУТ” – Куманово, објавува:
КОНКУРС
за учество на мултимедијалниот проект за
ликовна уметност, поезија и музика:
“МОЕТО ПЕРО – PENA IME – MY PEN“
на 20, 21, 22 јуни 2018 година, Куманово-Липково
-Право на конкурирање имат уметниците од Македонија што имаат завршено Академија на уметност, само со една изработка:
-Уметничкото дело треба да содржи: име на авторот, насловот на делото, техниката, годината и димензиите. Делото да не биде претходно објавена, димензиите не треба да надминаат 100 цм хоризонтално и 200 цм вертикално,
-Учесничкото дело поминува низ селективниот филтер од Уметничкиот совет, каде што ќе се одлучува за најмногу 30 учесници,
-Ќе се делат три награди: “Златно перо за цртеж”, “Златно перо за графика”, и “Златно перо за скулптура”.
Рокот за доставување на уметничките дела е: 11 мај – 11 јуни 2018 година.
-Одговорно лице за ликовна уметнос: Дали Алили, тел. 071 723 272 или тел. 071 260 841.
-Право на учество имаат сите млади лица писатели на поезија од Македонија;
-Се конкурира со една поезија, слободна тема, со име и презиме и со една професионална биографија,
-Песните не треба да бидат објавени во книги, списанија или било која верзија олине.
-Песните да се испратат на е-маил: penaime2018@gmail.com до 11 јуни 2018 година, потоа една комисија ќе одлучи за најмногу 30 учесници на фестивалот;
-Жири комисијата ќе ги ќе избере три најдобри песни: “Златно перо – I”, ” Златно перо II”, и Златно перо III”, за кои и ќе има награди:
-Одговорно лице за поетска уметност: Селајдин Шабани тел. 070543910, и Фатос Рушити, тел. 071 260 841.
-Право на конкурирање имаат сите млади лица од Македонија, студенти и дипломирани на Академијата за музичка уметност,
-Секој конкурент треба да изразува своја заинтересност на оваа електронска адреса: penaime2018@gmail.com , покажувајќи го делото што го избрал да го интерпретира: пиано, гитара, флаута, или соло пеење, и една лична-професионална биографија.
-Уметничкиот совет ќе одлучи за 10 учесници, и жирито ќе раздели награда: „Златно перо” за најдобра музичка интерпретација,
-Одговорно лице за музичка уметност: Фунда Али, тел. 078 226 605 или 071 260 841.
Време и место на одржување на активностите:
-На 16.06.2018 год., ќе бидат објавени избраните учесници на фестивалот,
-На 20.06.2018 год., во 17:00 часот, ќе се отвора изложбата за ликовна уметност, во Уметничка галерија во Куманово, каде и ќе бидат соопштени оценувањата за најдобрите дела;
-На 21.06.2018 год., во 18:00 часот, поетски час во една локација на Општина Липково, каде и ќе се делаат наградите;
-На 22.06.2018 год., во 20:00 часот, музички мигови на сериозна музика, на Центарот за култура “Трајко Прокопиев” во Куманово, каде и ќе се делаат наградите.
– Интердисциплинарниот мултимедијален проект се поддржува од страна на Министерство за култура на Република Македонија.
Координатор: Фатос Рушити, тел. 071 260 841.
Куманово, 11.05.2018

Çmimi “Fadil Bekteshi” – Vendi i parë
MAJLINDA NANA-RAMA:
“VAJZËS SË PALINDUR”
Sonte, në flokët e tu, paska shumë heshtje.
fytyra ime bie erë së largu frymën tënde.
Mes nesh, ngjizur harta mallesh, mbuluar nga
distanca kilometrike,
ti – vazhdon të derdhesh lumë në gjakun tim.
Ti fle!
Të zgjoj çdo ditë, të pajetë në shtratin tim,
e, pas çdo zgjimi, më fshihesh pas cijatjes së erës,
pastaj era, e ngopur me ty, kërruset nëpër
flokët e mi.
Xhan!
Ti noton në ujin tim që më bëhet breg,
unë, me lutjen e bimës sate, shkel në bregun që
bëhet ujë.
Mbi ty, më kalojnë pranvera të paçelura,
unë, urat e tua hedh përmes trupit tim.
Ti, ojnë!
Lule-bijëz, që banon në mua,
unë, lot i paterur, që banoj në trupa grash.
Ti më sheh, tek u thith helmin zeher derdhur nga zërat
ata zëra, që ua ndërtojnë nga e para çdo dhimbje.
Hyj e dëbohem në kurme grash,
ti, hyrë e pa dalë në trupin tim.
Po, ç’grua qenkam unë,
që të mbaj me vete e s’mund të të zbres në tokë
nga frika se të nëpërkëmbin
nëpër duar, nëpër gojë;
nga frika se s’ta ruaj dot të paprishur
trëndafilin e buzëve.
(ç’sy që paske, bijë!)
Bijo, kot mërzitesh me mua!
Ja, edhe shoqet e tua që linden
bëjnë të ecin, krahë për krahë me fluturat,
por s’qeshin kurrë.
S’qeshin dot
kur prekin grinë e tokës
e dritën e ndotur,
se ajri në grushtin e tyre nuk qëndron;
ato s’e shohin dot atë,
e mbeten në dëshirën e vazhdueshme:
të prekin pak ajër të ndershëm,
ta kapin e t’ia dhurojnë
çdo të dytës shoqe bashkëmoshatare.
Bija ime!
Këtu gria përqafon çdo ditë,
pa krye, pa fund,
e aq pa fund e krye,
se qenka kohë qafë e sythyer,
një e nga një
po na mbledh në lamtumirën e yjeve,
e çastet e tua
s’mund të bëhen çaste të vjedhura prej saj,
se unë vdes pastaj!
Me copat e tua të vockla
kam ndërtuar mijëra vajza të tjera,
i kam thurur prej kënaqësish të vogla.
Kaq munda…
Sa t’u qepja në ballë nga një yll,
që të mos ua lija mbrëmjet të errëta.
Migrova nëpër to
e u dhashë nga pak engjëj, sa për fat,
të kenë mundësi t’i ikin furtunës vrastare,
në duar ua kam vënë perin tënd të fluturimit,
për ta endur vetë ëndrrën e tyre.
Mos më shih trishtueshëm!
Gjuhët e prillit janë më të zjarrta se më parë,
se prilli është më i gënjeshtërt,
e nuk është e lehtë të mbash mbi supe
qiellin e tij ngarkuar me rè.
Shiun dymbëdhjetë muajsh
që mbajta mbi vete,
nuk doja ta mbaje edhe ti,
se ish i rëndë.
E vogla ime!
Në gjumin tim qenia jote zmadhohet,
bëhet e madhe,
si një vullkan që rrit shpërthimin e tij.
Në mëngjeset e tua
i shkund gjithë dashuritë e mia.
E parritura ime e pambërritur!
Të paardhurit nuk janë si të vdekurit;
të vdekurit i mbërthen mali i ndërgjegjes,
të paardhurit janë të panisur,
ata janë udhëtarë të vetes,
dëshiruar në adhurim tërë jetën.
Kopja ime e munguar,
sa do doja të të njihja!
——————————————————————–
Çmimi “Fadil Bekteshi” – Vendi i dytë
FEHMI AJVAZI:
“HIRI MBI GJAKUN E SHENJTË”
Drita u shkym ngadalë mbi qytetet e gurta, plotë shenja mitike
Erdhi ndryshimi madh në tokë e qiell, zotrat ikën në harrim
Si gjethe pemësh në vjeshtë kokat ranë, trupat vdiqën n’beteja
Barbarë, kalorës e judë, me zjarre erdhën – me zjarre shkuan
Askush nuk mund ta ndalte përmbysjen, lulet u grinë – u thanë
Nënat në robnesha u shndërruan, çikat në konkubina e lavire
Zotrat ikën me frikë, dritat u shkymën mbi tempuj e shkronja
U përmbys liria, rrëmuja në qytetërim u kthye e në epikë
S’mbeti pergamenë, kurorë as ligj mbi tokën e Adamit
U gjakos drita e qiellit dhe fytyra e gurtë e Priamit
Të gjithë nga lindë e perëndon, nga frynë e bubullon erdhën
Me shpata e kode të mbrapshta vranë zotrat, njerëzit, librat
Qytetet dhe lulet i dogjën, fiset, mbretërit dhe tempujt ilirikë
Adoptuan, plaçkitën, e fshehën shtat pash nën dhe shpirtin tim
Eva u syrgjynos, Adami u baltos, mallkimi mbuloi tokë e qiell
Hi, vetëm hi kokash, trupash e fjalësh të gjymtuara historia
Shekuj e mileniume mbi gjakun e shenjtë ranë me rrëmujë
Kurrë s’u ringjall drita që pret kamjen, e guri që pret dorën tonë
Ne jemi kujtesa e hershme njerëzore, dhe fytyra e zotrave mbi tokë…
——————————————————————–
Çmimi “Fadil Bekteshi” – Vendi i tretë
NAZMI BEQIRI – KUMANOVË
“EH PROMETHE”
Hej – hej, Promethe, Promethe, zjarr e dritë për Atdhe
Kemi një Zot një mot një gëzim një lot
Thanë se të lidhën për mur për gur këmbë e duar
Ai Zeusi, ai mësuesi, ai pusi
Si atin e vet, kishte dashur të t’vret.
I freskët, me mend, në këtë vend u lidha vet
Dhe këndova, vuajta, u gëzova, gjeri sa gjëmova
E vullkan ndriçova, u lava e u pastrova,
Nga tuta, nga ca lesh, ca minj, viça e desh
Dhe fala, mëshirova, u pajtova dhe paqësova
Në garanci të 11 marsit grykëzjarrëshin e njëpasnjëtë n’pakufi,
Që ua kalli datën, matën e satën, bukëshkalëve.
Krenarinë, përgjegjësinë e këtë fitore, që do jetoj prore
E lash në duar të bashkëvëllezërve tanë
Abilit, Kabilit, Bilbilit e Stiksit.
Po shkrryhen, lyhen, përqafohen e po ledhatohen
Por kjo ndjellje nga “dreqërit”, s’po u ngjallë kënaqësi
Sytë u mbetën tek unë dhe te ti
Hej-hej, tek unë e jo te ti, – se
Ti nuk ke fëmijë e miqësi, e as këtë botë
Me katandi, me tekmil e me lot.
Ti, ku di ç’është vuajtja e heka
Mëlçinë ta hanin shpendët e jo vëllezërit që ceka
Ti je djalë e burrë vet e s’ke, kë ta çosh në kurbet.
Andaj Promethe, ec e mos thuaj se ke ngec
E ndash hakmerru, e ndash kënaqu, sa s’të ka ra fleta, -se
Ti nuk ke pasur shokë: Flamurin, Martinin, Nysretin e Gurin
Që i kishin dalë zot vendit e kuvendit, luftëtarëve e të parëve
Dhe mbetën pa shtëpi, pa tapi, pa katandi, por jo pa burrëri.
Po ku ke pas ti shokë: Zahirin, Ademin e Xhevatin
minjve, varret ua hapnin, që t’i kapin
Ani ti, po më ditke çka është krenari, vuajtje e hekë?
Hajt, jepe atë sekret e lirohu, se mua s’më ka mbet
Shqiptarinë e dua të tërë e të krejt
Por si Sharri, do qëndroj për mot e jetë
Ngase, nuk konkurroj, nuk vrapoj, nuk garoj
Nuk yshtem, nuk xhelozoj, nuk smiroj e nuk lakmoj
S’mund të më joshin as zanat e sirenat e motit, -e
Le ma laviret e sodit pa bark e brinjë e pa dashni
Se kam një dashnore, pa çka se e trash, e vogël, e dy me tri
Që me mua qëndroi në zjarr, në katran, maj maleve e në hi
Më lindi shumë kreshnikë, halime, bobullina e selvi
E kur më qesh, e më fol në vesh, dhe më dërgon
Atje ku pos gëzimit s’arrin as vuajtja as loti
Ku s’na mërdhijnë polet e s’na djegin vullkanet
Se feston vet Zoti.
Ec Promethe e shko në papërgjegjësi
Se zjarrin e mbroj unë e jo ti
Aii, ec ec, se, ty të përjetësoi i verbëri, këngëtar qorri e koti
E jo Zoti, Hyji, Thoti e Moti
Mos më thuaj bre: e arsyeshme është për lirim ta godas vetën
Le që gjymtyrët e organet, por më dhimbset edhe vet thoi, -se
Jam biri, prindi, luftëtari, poeti, legjenda, heroi e kroi.
——————————————————————–
Likovë, 11.3.2018
EDICIONI I XXVI I MANIFESTIMIT “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”
Çmimi “Fadil Bekteshi” iu nda tre poetëve më të suksesshëm, konkretisht Vendi i parë poetes nga Shqipëria, Majlinda Nana-Rama, vendi i dytë poetit nga Kosova, Fehmi Ajvazi, dhe vendi i tretë poetit nga Kumanova, Nazmi Beqiri…
Kumanovë/Likovë – Të dielën më 11 mars 2018, u mblodhën poetë, shkrimtarë, dashamirë të artit e kulturës shqiptare nga të gjitha hapësirat shqiptare, për të marrë pjesë në edicionin e XXVI të manifestimit tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”.
Së pari në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, u promovuan botimet e fundit të klubit, përkatësisht: monografia: “Klubi i Shkrimtarëve JEHONA Е KARADAKUT – Një çerekshekull”; Revista “Doruntina” nr.52/53; “Rrethi që pret përjetësinë” – roman i Bejtush Memetit; “Psherëtima të pakënduara” – përmbledhje poetike nga Arben Ibrahimi, dhe “Kurorë” nga Fatos Rushiti.
Kryetari i klubit dhe një nga përpiluesit e monografisë, Sevdail Demiri, tha se shpresojmë që me këtë botim kemi hedhur një hap drejt arkivimit të një veprimtarie të rëndësishme çerekshekullore të sferës së kulturës kumanovare dhe mbarëshqiptare. “Tani jemi pak më të qetë, kur e dimë që një pjesë e madhe e kujtesës sonë, ruhet brenda këtyre kopertinave, dhe do t’u mbetet një trashëgimi e pasur gjeneratave të ardhshme”, tha ai. Rreth botimeve tjera, përpos autorëve, folën edhe recensentët Burhanedin Xhemaili, Bejtush Memeti, Kalosh Çeliku e Arben Ibrahimi, të cilët vlerësuan lartë arritjet estetike në këto vepra të letërsisë bashkëkohore.
Ndërkohë, karvani i shkrimtarëve vizitoi edhe varrezat e dëshmorëve të kombit në Sllupçan e Hotël, duke marrë impresione nga vepra heroike e luftëtarëve dhe dëshmorëve të përndritjes.
Gjatë mbrëmjes, në Likovë u mbajt Ora e madhe letrare në kuadër të manifestimit “Takimet Poetike të Karadakut – 2018”. Me prezencën e tyre, manifestimin e nderuan kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri dhe shumë veprimtarë tjerë.
Kryetari Arifi shprehu mirënjohje për punën e pandalshme të klubit, dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në aspekt të sigurimit të kushteve më të mira për punë dhe aktivitete, duke ndarë një hapësirë brenda Shtëpisë së Kulturës në Mateç.
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri, tha se duke marrë parasysh traditën e gjatë, punën dhe veprimtarinë serioze të këtij klubi, Ministria sivjet i ka përkrahur katër projekte me të cilët është konkurruar, në mesin e të cilëve edhe ky manifestim. “Shpresojmë dhe besojmë që në të ardhmen edhe më tepër të kontribuojmë bashkë për zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare”, theksoi Aziri.
Më tej, nën drejtimin e Fatos Rushitit, rrodhën vargjet poetike të poetëve pjesëmarrës në konkursin e shpallur muaj më parë. Me poezitë e tye u paraqitën: Agim Bajrami, Fehmi Ajvazi, Agim Xheka, Majlinda Nana-Rama, Ejup Ajdini, Nexhat Rexha, Rozafa Shpuza, Nazmi Beqiri, Daim Iljazi, Faruk Buzhala, Vlladimir Muça, Mirela Papuçiu, Ekrem Ajruli, Arsim Halili, Bilall Maliqi, Rrahim Ganiu, Sinan Sadiku, Adem Abdullahu, Arben Rashkaj, Arlind Farizi, Sejdi Gashi, Kreshnik Sopaj, Nadire Ismaili, Arsim Jonuzi, Nertila Pitarka, Liridon Ademi, Elma Rexhepi, dhe poetë të tjerë që lexuan jashtë konkurrimit.
Në emër të jurisë letrare, Sunaj Raimi, tha se sivjet për herë të parë është vendosur kriteri i konkurrimit, ku pati afër 100 aplikime, nga të cilët u përzgjodhën 40 poetë. Prej tyre, Çmimi “Fadil Bekteshi” iu nda tre poetëve më të suksesshëm, konkretisht Vendi i parë poetes nga Fieri i Shqipërisë Majlinda Nana-Rama, vendi i dytë poetit nga Kosova, Fehmi Ajvazi, dhe vendi i tretë poetit nga Kumanova, Nazmi Beqiri.
Ndryshe, Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, është nga të parat shoqata joqeveritare shqiptare në Maqedoni, e cila pandërprerë po funksionon tani e 26 vjet me radhë. Kryetar i parë i klubit ishte shkrimtari Fadil Bekteshi, për të renditur më pas një varg veprash dhe suksesesh. Që në vitin 1992, u botua edhe revista e parë e pavarur shqiptare në Maqedoni për letërsi, shkencë dhe kulturë “Doruntina”, dhe nisi rrugën manifestimi tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, i cili nga viti në vit po krijon një reputacion të respektuar në komunitetin tonë kulturor. /www.jekaradakut.org/
Fotografitë i realizoi: Foto “Drita” – Kumanovë, z.Abil Ademi.
Të nderuar miq,
Edicioni i XXVI i manifestimit tradicional letrar “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”, sivjet mbahet më 11.03.2018 (e diel), me këtë program pune:
I. Ora 13:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, promovohen botimet:
-Monografia: “Klubi i Shkrimtarëve JEHONA Е KARADAKUT – Një çerekshekull”;
-Revista: “Doruntina” nr.52/53;
-Bejtush Memeti: “Rrethi që pret përjetësinë”, roman;
-Arben Ibrahimi: “Psherëtima të pakënduara”, poezi;
-Fatos Rushiti: “Kurorë”, poezi.
II. Ora 15:30 – Vizitë Varrezave të Dëshmorëve në Vaksincë, Sllupçan, Hotël.
III. Ora 18:00, në Restorantin “Panorama” – Likovë:
Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, shpallë listën e pjesëmarrësve në Orën e madhe letrare në kuadër “Takimeve Poetike të Karadakut -2018”, të cilët konkurrojnë për tre vendet e para të Çmimit “Fadil Bekteshi”.
Për shkak të numrit tejet të madh të aplikimeve (afër 100), juria letrare ka bërë përzgjedhjen e 40 poetëve, të cilët ftohen t’i lexojnë poezitë e tyre:
Sqarim: Për të gjithë poetët shtrohet darkë në restorantin “Panorama”, kurse akomodimi për një natë sigurohet vetëm për mysafirët poetë që vijnë nga larg (Republika e Shqipërisë dhe Mali i Zi).
Ju mirëpresim më 11 mars 2018, në Kumanovë e Likovë!
Me respekt,
Këshilli organizues, 4.3.2018