Kategori: Artikuj

Poeti korçar Skender Rusi, nderohet me Çmimin e Parë

Likovë, 21.6.2020  – Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, në teren të hapur në amfiteatrin e Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë, organizoi edicionin e 28-të me radhë të manifestimit tradicional kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”.  Kryetari i Klubit, Fatos Rushiti, në fjalën e tij u shpreh se nuk janë pak plotë 28 vite […]

Likovë, 21.6.2020  – Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, në teren të hapur në amfiteatrin e Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë, organizoi edicionin e 28-të me radhë të manifestimit tradicional kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”. 

Kryetari i Klubit, Fatos Rushiti, në fjalën e tij u shpreh se nuk janë pak plotë 28 vite që Klubi ynë me plot vullnet dhe dëshirë mbledh shumë poetë e poete anembanë trojeve shqiptare, duke i dhënë tradicionalitet, ndjeshmëri e shije të lartë estetike rrjedhës së këtij manifestimi. “Profesionalizmi, paanshmëria, mikpritja, vlerësimi adekuat, tingujt e pianos dhe kitarës, jehona e poezisë kumanovare ndër krijues të mirëfilltë shqiptarë, dhe jo vetëm, kanë bërë qe ky manifestim të merr vëmendjen e duhur nga vetë institucionet shtetërore në shtetin tonë dhe të përkrahet në vazhdimësi”, u shpreh Rushiti.

Në kujdesin e poetëve të rinj, Emra Bilalli dhe Arta Selmani, u lexuan artistikisht dhjetëra krijime letrare të poetëve nga mbarë hapësira shqiptare, si: Skënder Rusi (Korçë), Rakela Zoga (Selanik), Nexhat Çoçaj (Prizren), Behare Neziri (Tetovë), Sabit Rrustemi (Gjilan), Majlinda Toma (Lezhë), Farida Ramadani (Shkodër), Bilall Maliqi (Preshevë), Agim Bajrami (Durrës), Abdurrahman Thaçi (SHBA), Nijazi Ramadani (Gjilan), Ejup Ajdini (Tetovë), Arben Rashkaj (Prizren), Kujtim Morina (Tiranë), Berat Baftiu (Prizren), Arjan Kallço (Korçë), Sarë Gjergji (Viti), Liridona Shehu (Prishtinë), Eduard Konica (Athinë). Ndërsa, nga poetët vendas që ishin prezent, poezi lexuan: Burhanedin Xhemaili, Arben Ibrahimi, Sunaj Raimi, Ismail Ganiu, Nuri Rexhepi-Dana, Selajdin Shabani, Sevdail Demiri, Kreshnik Sopaj, Shpresa Jashari, Arta Selmani, Emra Bilalli,

Më pas juria në përbërje: Sunaj Raimi, Arben Ibrahimi dhe Selajdin Shabani, u përcaktuan për këto poezi më të mira, të cilat u nderuan me Çmimin “Fadil Bekteshi”. Vendi i parë i takoi poetit korçar Skender Rusi me poezinë “Ditë pa mëngjes”, vendi i dytë poetit kumanovar që jeton dhe vepron në SHBA, Abdurrahman Thaçi, për poezinë “Nga të shkoj”. Ndërsa, në çmimin e tretë u vlerësuan poeti gjilanas Nijazi Ramadani  për poezinë “Amaneti i nanës”, si dhe poeti kumanovar Kreshnik Sopaj për poezinë “Ana ime”.

Në pjesën tjetër të manifestimit, kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Fatos Rushiti, ndau disa plaketa, në shenjë mirënjohjeje e falënderimi për angazhimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm. Plaketë iu nda ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili, për mbështetjen e manifestimit; botuesit të gazetës kulturore-letrare  nga Tirana “Nacional”, Mujo Buçpapaj, për kontributin e tij në përkrahjen e autorëve nga Kumanova dhe mbarë hapësirën shqiptare në gazetën që drejton; drejtorit të Agjencisë së lajmeve INA, Naser Pajaziti, si dhe një plaketë e veçantë iu nda ish-kryetarit të Klubit, Sevdail Demiri, për kontributin e tij në udhëheqje për tetë vite me Klubin e Shkrimtarëve “Jehona e Kardakut” dhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me klubet letrare në Preshevë, Gjilan, Viti dhe Tetovë. Një mirënjohje iu nda edhe Gjimnazit “Ismet Jashari” në Likovë, për bashkëpunimin shumë miqësor dhe korrekt në organizimin e këtij manifestimi.

Programi u përcoll nën tingujt e pianos së profesorit të muzikës, Eroll Ganiu, ndërsa të pranishmit patën rastin të marrin edhe botimin më të ri të Klubit, numrin 58 të revistës tradicionale kulturore “Doruntina”.

Manifestimi tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, mbahen për çdo 11 mars për nderë të kujtimit të demonstratave të ’81-shit të studentëve të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo, edhe përkundër përgatitjeve me kohë, që ky manifestim të mbahej më 11 mars 2020, u shty për shkak të përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike.

Manifestimi i përvitshëm “Takimet Poetike të Karadakut” u përkrah financiarisht nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe pjesërisht edhe nga komunat e Likovës dhe Kumanovës.

Lexo më shumë Share

NJOFTIM: Më 21 qershor 2020, mbahen TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT!

Edhe pse në rrethana specifike, manifestimi tradicional letrar TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT, i 28-i me radhë, do të mbahet të dielën, më 21 qershor 2020, prej ora 15, në Likovë! Me gjithë dëshirën për të pasur pjesëmarrës dhe publikë më të zgjeruar, kësaj radhe jemi më të kufizuar, dhe ata dashamirë që do të vijnë […]

Edhe pse në rrethana specifike, manifestimi tradicional letrar TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT, i 28-i me radhë, do të mbahet të dielën, më 21 qershor 2020, prej ora 15, në Likovë!

Me gjithë dëshirën për të pasur pjesëmarrës dhe publikë më të zgjeruar, kësaj radhe jemi më të kufizuar, dhe ata dashamirë që do të vijnë në manifestim, luten që t’u përmbahen protokolleve të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë!

Na priftë e mbara….

Lexo më shumë Share

Njoftim për poetët kumanovarë

Të nderuar autorë, Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, sivjet ka ndërmarrë një iniciativë për botimin e një përmbledhjeje të poezisë kumanovare shqipe (e titulluar “Kulla jonë”), e cila do të mbetet si një letërnjoftim i krijimtarisë letrare të kësaj treve shqiptare. Në këtë përmbledhje të veçantë poetike, do të radhiten të gjithë […]

Të nderuar autorë,

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, sivjet ka ndërmarrë një iniciativë për botimin e një përmbledhjeje të poezisë kumanovare shqipe (e titulluar “Kulla jonë”), e cila do të mbetet si një letërnjoftim i krijimtarisë letrare të kësaj treve shqiptare.

Në këtë përmbledhje të veçantë poetike, do të radhiten të gjithë emrat e njohur të letrave shqipe të trevës së Kumanovës (sot komunat e Kumanovës e Likovës) që kanë krijuar nëpër kohë, deri në ditët e sotme. Më konkretisht, synohet të prezantohen të gjithë poetët e kësaj treve të cilët deri më tani kanë botuar të paktën një libër me poezi.

Çdo poet do të prezantohet me disa poezi të përzgjedhura (të botuara apo të pabotuara), dhe në fund të tyre do të jepet nga një biografi – bibliografi e shkurtër me fotografi të autorit.

Prandaj, luten të gjithë autorët kumanovarë, që të na i dërgojnë nga 7 deri 10 poezi (me bio-bibliografi e fotografi), në mënyrë që pastaj redaksia të ketë mundësi të bëjë një përzgjedhje solide nga 3 deri 5 poezi (varësisht nga gjatësia e tyre). 

Ju lutemi që materialet t’i dërgoni në formë elektronike në këtë e-mail: jekaradakut@yahoo.com më së voni deri më 10 maj 2020.

Ju faleminderit për bashkëpunimin!

 

Lexo më shumë Share

Fatos Rushiti, kryetar i ri i Klubit të Shkrimtarëve të Kumanovës

Kumanovë, 2.2.2020  – Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, sot në lokalet e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, mbajti Kuvendin e 6-të zgjedhor. Fillimisht, kryetari i deritashëm, Sevdail Demiri, paraqiti raport për punën katërvjeçare, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe është ruajtur me përpikëri kontinuiteti i veprimit të Klubit, si dhe imazhi […]

Kumanovë, 2.2.2020  – Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, sot në lokalet e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë, mbajti Kuvendin e 6-të zgjedhor.

Fillimisht, kryetari i deritashëm, Sevdail Demiri, paraqiti raport për punën katërvjeçare, duke theksuar se gjatë kësaj periudhe është ruajtur me përpikëri kontinuiteti i veprimit të Klubit, si dhe imazhi pozitiv i krijuar nga të gjithë anëtarët i tij në gati tri dekada me radhë. Janë mbajtur të gjitha edicionet e manifestimit tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, në çdo 11 mars, shoqëruar me aktivitete përcjellëse (tribuna tematike, promovime librash, vizita), ku kanë marrë pjesë emra të njohur të letërsisë shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, dhe janë shpërblyer poetët më të mirë me çmimin “Fadil Bekteshi”.

Në fushën e veprimtarisë botuese, nën siglën e Klubit janë realizuar gjithsej 12 botime (8 libra dhe 4 numra të revistës “Doruntina”), të financuara kryesisht nga Ministria e Kulturës.

Më tej, Demiri theksoi se kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me klubet simotra nga Gjilani, Vitia e Presheva, si dhe me shkrimtarë tjerë nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Shqipëria, duke marrë pjesë në manifestimet e tyre, si dhe ata duke qenë pjesë e aktiviteteve tona. Në qershor të vitit 2018, e nisëm një aktivitet të ri të klubit, poashtu tradicional – manifestimi kulturor interdiciplinar për të rinj “Pena ime”, ku gërshetohen arti letrar, muzikor dhe ai figurativ.

Pas miratimit të raportit të punës së kryetarit Demiri, u kalua në pikën tjetër – zgjedhja e kryesisë së re të klubit. Pas një diskutimi konstruktiv nga të gjithë kuvendarët, u vendos që kryetar i ri i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, të zgjidhet poeti Fatos Rushiti – profesor universitar, i cili deri më tani ka qenë nënkryetar i klubit dhe mjaft aktiv në të gjitha aktivitetet e deritashme. Ndërsa, përpos kryetarit Rushiti, në kryesinë e re do të bëjnë pjesë: Sunaj Raimi – nënkryetar, Sevdail Demiri – sekretar, dhe Burhanedin Xhemaili e Selajdin Shabani – anëtarë. Poetja Arta Selmani, do të jetë koordinatore e aktiviteteve për të rinj.

Kuvendarët diskutuan për programin e ri zhvillimor të klubit, ku synohet të shtohen edhe aktivitete të reja, siç janë orët letrare nëpër shkolla, promovimi i individualiteteve letrare, etj.

Ndryshe, në punimet e Kuvendit të 6-të zgjedhor të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, morën pjesë shkrimtarët: Bejtush Memeti, Nehas Sopaj, Ismail Ganiu, Burhanedin Xhemaili, Sunaj Raimi, Arben Ibrahimi, Selajdin Shabani, Sevdail Demiri, Fatos Rushiti dhe Arta Selmani.

Klubi i Shkrimtarëve të Kumanovës paraqet një ndër organizimet e para të shoqërisë demokratike shqiptare, dhe botuese e revistës së parë të pavarur letrare shqipe në Maqedoni “Doruntina”.

Lexo më shumë Share

Xhevat Latifi, fitues i “Takimeve Poetike të Karadakut – 2019” (FOTO)

Kumanovë, 11.3.2019 – Me ngjyra të larmishme poetike nga mbarë trojet tona, edhe këtë 11 mars jehoi poezia shqipe në qendër të qytetit të Kumanovës në edicionin e 27-të të manifestimit “Takimet Poetike të Karadakut”.  Mbrëmja letrare u moderua nga doktori i filozofisë dhe sociologjisë, Sunaj Raimi, i cili në hapje të manifestimit u shpreh: “Sonte […]

Kumanovë, 11.3.2019 – Me ngjyra të larmishme poetike nga mbarë trojet tona, edhe këtë 11 mars jehoi poezia shqipe në qendër të qytetit të Kumanovës në edicionin e 27-të të manifestimit “Takimet Poetike të Karadakut”. 

Mbrëmja letrare u moderua nga doktori i filozofisë dhe sociologjisë, Sunaj Raimi, i cili në hapje të manifestimit u shpreh: “Sonte jemi mbledhur sërish bashkë për t’i dëshmuar muzave të Apolonit, atyre mbrojtësve të krijimtarisë shpirtërore, që të vazhdojnë t’i mbështesin dhe frymëzojnë poetët tanë”.

Ndërsa, kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, Sevdail Demiri, tha se tanimë qe 27 vjet me radhë, ky klub është një nga kultivueset më të denja të kulturës, artit dhe të traditës shqiptare në këto anë. “Ne si klub shquhemi për nga tradita. Një ditë më pare kishim një aktivitet ku shënuam 110 – vjetorin e Klubit Shqiptar të Kumanovës, i cili ishte klubi i parë, shkolla, vatra e parë e arsimit shqip në këto treva, me në krye Jashar Erebarën. Ne themi se aty e kemi bazamentin e arsimit, kulturës shqiptare këtu në Kumanovë me rrethinë, por që e kemi vazhduar pastaj edhe përmes Klubit të shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” dhe aktiviteteve tjera”, potencoi Demiri.

Orën e madhe letrare e hapi poeti preshevar Mexhid Mehmeti, për të vazhduar më tej me poezitë e poetëve: Mimoza Erebara, Dami Iljazi, Isak Ahmeti, Rakela Zoga, Sarë Gjergji, Bilall Maliqi, Bejtush Memeti, Fatos Rushiti, Alketa Spahiu, Eroll Veliu, Hysen Kqiku,  Rabije Bytyqi, Arben Ibrahimi, Xhemë Karadaku, Demush Berisha, Behram Hoti, Selajdin Shabani, Rexhep Abazi, Nazmi Beqiri, Ismajl Baftjari, Sunaj Raimi, Rrahim Ganiu, Rexhep Bajrami, Xhevat Latifi, Adriatik Zeqiri, Ismail Bilalli, Avni Shaqiri, Arta Selmani dhe Ali Qerimi.

Një pjesë e poetëve lexuan jashtë konkurencës, ndërsa juria në përbërje: Ejup Ajdini, Burhanedin Xhemaili dhe Ismail Ganiu, i ndanë tre çmimet e para “Fadil Bekteshi”. Kështu, vendi i parë iu nda poetit gjilanas Xhevat Latifi për poezinë “Triptik për Kumanovën”, vendi i dytë poetit kumanovar Fatos Rushiti për poezinë “Grisje e imja”, dhe vendi i tretë poetes korçare Rakela Yzeiri – Zoga për poezinë “Përgjysëm shi”.

Të gjitha poezitë e orës letrare, sikurse edhe punimet e tryezës shkencore “110-vjetori i Klubit Shqiptar të Kumanovës”, do të botohen në numrin e radhës të revistës “Doruntina” (56), organ i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.

Manifestimi tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë, ndërsa pjesërisht mbështetet edhe nga komunat e Likovës dhe Kumanovës.   

Lexo më shumë Share

Programi dhe lista e pjesëmarrësve të manifestimit “PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“

Programi  dhe lista e pjesëmarrësve të manifestimit multimedial “PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“ Organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”–Kumanovë, me moto: “My way”   I. Më 20.06.2018 (e mërkurë), ora 19:30, ekspozita në Galerinë e Arteve në Kumanovë: -Hapja  e festivalit, Fatos Rushiti, drejtor dhe Dali Alili – përgjegjës për […]

Programi  dhe lista e pjesëmarrësve të manifestimit multimedial
“PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“

Organizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”–Kumanovë,
me moto: “My way”

 

I. Më 20.06.2018 (e mërkurë), ora 19:30, ekspozita në Galerinë e Arteve në Kumanovë:

-Hapja  e festivalit, Fatos Rushiti, drejtor dhe Dali Alili – përgjegjës për artin figuativ;

-Fjalë rasti – mysafirë nderi;

-Pikë muzikore nga Funda Ali;

-Recension nga arti figurativ;

-Ndarja e çmimeve nga Komisioni vlerësues: “Pena e artë për pikturë”, “Pena e artë për grafikë”, “Pena e artë për skulpturë”.

Artistët pjesëmarrës me punime:

  1. Bejtulla Zaimi , Gostivar, “Forma” , teknika: skulpturë në allçi,
  2. Burim Ukiçi , Shkup, “Shah” , teknika: akril në pëlhurë,
  3. Ajser Shabani , Ohër, nga cikli “Natyrë dhe Fanitje ” , teknika: akril në pëlhurë,
  4. Drenusha Palloshi , Tetovë, “Dashuria” ,teknika: akril në karton
  5. Enesa Memeti , Tetovë, Pikturë -Titulli “Dashuria”, teknika: akril në karton,
  6. Afërdita Kiki, Shkup, “Pa titull”, teknika: Akril në pëlhurë,
  7. Flamur Miftari, Likovë, “Moscoë charm”, teknika: vaj në pëlhurë,
  8. Ardian Kadriu, Kumanovë, “Gorgu “, teknika: gips i patinuar,
  9. Naim Idrizi, Likovë, “Saxophonist”, teknika: Akuatintë,
  10. Muhamed Idrizi , Kumanovë, “Frymezimi”, teknika: vaj në pëlhurë,
  11. Nexhmedin Arifi, Kumanovë, “Hija ” 1 , teknika: vaj në pëlhurë
  12. Alket Zeqiri, Likovë, ” Zhbërja e qenies “, teknika : Gips i patinuar,
  13. Agron Saliu, Tetovë, “Lypsar” , teknika: vaj në pëlhurë,
  14. Armend Ademi, Kumanovë, ” Krijimi”, teknika: vaj në pëlhurë,
  15. Imran Zimeri, Likovë, ” Vuajtjet e nënës ” teknika, vaj në pëlhurë,
  16. Elita Aliti, Kumanovë, “Mikroscopic view” , teknika: Akuarele në letër transparente,
  17. Akime Rexhepi, Kumanovë, “Mëngjesi”, teknika: Akril në pëlhurë,
  18. Muhadin Abazi, Kumanovë, teknika: Linogravurë,
  19. Xhezair Rexhepi, Gostivar, “Metafora e Lirisë”, skulpturë, teknika e kombinuar
  20. Agron Saliu, Tetovë, “Lypsar”, teknika: vaj në pëlhurë,
  21. Visar Iseni, Shkup, “Elsa”, pikturë, teknika: vaj në pëlhurë
  22. Hanife Islami, Likovë, “Vendosja e Mbretërisë së Qiellit në Tokë”, teknika: Linogravurë,

 

II. Më 21.06.2018 (e enjte), ora 19:30, ora letrare “Ora e penës”, Salla e kuqe në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë:

-Hapja e orës letrare nga sekretari i Klubit të shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Selajdin Shabani;

-Fjalë rasti – mysafirë nderi;

-Pika muzikore (instrumentale dhe solo kendim) në fillim, në mes dhe në mbarim të orës letrare;

-Ndarja e çmimeve nga Juria letrare: “Pena e artë – vendi i parë”, Pena e artë-vendi i dytë”, dhe “Pena e artë-vendi i tretë”.

Lista e poetëve pjesëmarrës:

  1. Arlinda Baftiu ( Shkup ): “Foli heshtjes tande”,
  2. Daim Miftari ( Gostivar): “Akuj”,
  3. Lindita Ahmeti ( Shkup ): “Mbreti ynë i përjetshëm”,
  4. Bujar Plloshtani ( Tetovë ): “Motiv poetik”,
  5. Arlind Farizi ( Tetovë ): “Në fillim ishte fjala”,
  6. Katerina Arsenovska ( Kumanovë ): “Драга пријателке”,
  7. Ali Qerimi ( Likovë ): “Darkë e vonë”,
  8. Nertila Pitarka ( Shkup ): “Ne po ikim”,
  9. Kreshnik Sopaj ( Likovë ): “Natë e heshtur kur humb shkëlqimi”,
  10. Adriatik Zeqiri ( Likovë ): “Qytet i munguar”,
  11. Fetanete Murtezani ( Shkup ): “Një shpirt i lodhur”,
  12. Fatos Grubi ( Shkup ): “ Katarzë”,
  13. Gentiana Ramadani ( Kumanovë ): “Ekspozitë”,
  14. Nita Beluli ( Tetovë ): “Mos më quaj jetim”,
  15. Epirot Ferati ( Kumanovë ): “Eja, kushdo që je, eja”,
  16. Suad Bajrami ( Shkup ): “Të bardhë të kristaltë”,
  17. Kaltrina Sadiki (Tetovë): “Stë kam gjetur”,
  18. Blerona Brao ( Strugë ): “Karadaku i Shqipërisë”,
  19. Selver Ajdini ( Kumanovë ): “Hejbet e mia”,
  20. Liridon Ademi ( Kumanovë ): “Marshimi i shpirtit”,
  21. Semine Hasani ( Shkup): “Do bëhem gur”,
  22. Elma Rexhepi ( Kumanovë ): “Për mikun tim pa emër”,
  23. Lejla Abazi ( Kumanovë ): “Imagjinatë në vjeshtë”,
  24. Sejdi Jahiu ( Likovë ): “Lulja ime”.

 

III. Më 22.06.2018  (e premte), ora 19:30, “Ora e muzikës serioze”, Salla e kuqe e Qendrës së Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë:

-Hapja e Orës së muzikës serioze nga Funda Ali – përgjegjëse për artin muzikor;

-Fjalë rasti – mysafirë nderi;

-Ndarja e çmimit “Pena e artë për muzikë”, nga Komisioni vlerësues;

-Lista e artistëve pjesëmarrës:

  1. Endrit Ahmeti (Strugë): violinë, P. Sarasate – Introduction & Tarantella
  2. Syhana Reçi (Strugë): violë, Schumann “Adagio & Allegro” op. 70
  3. Arba Mehmeti (Tetovë): piano, Chopin Scherzo op. 20 no. 1
  4. Vullnet Neziri (Tetovë): obo, Saint Saens Introduction & Rondo Capricoso
  5. Argjira Qollaku (Shkup): flaut, Francois Borne “Fantasie Carmen”
  6. Teuta Emini (Tetovë): flaut, Garbiel Foure “Fantasie”
  7. Leutrim Sahiti (Kumanovë): piano, Feim Ibrahimi “Toccata”
  8. Flamure Abdullai (Tetovë): flaut, Poulenc Sonata për flaut koha 1
  9. Ismet Vejseli (Kumanovë): solo-këndim (kanto), G. Bononcini – Per la Gloria , G. B. Pergolesi “Se tu m’ami”
  10. Redina Bekteshi (Strugë): flaut, Ian Clarke – “Hypnosis”
  11. Talat Osmani (Kumanove):

 

VI. Më 30.06.2018  (e shtunë), ora 18:00, në Komunën e Likovës:

– Program përmbledhës me fituesit e tri disiplinave artistike:

-Ekspozimi i veprave më të mira artistike “Pena e artë për pikturë”, “Pena e artë për grafikë”, “Pena e artë për skulpturë”; 

-Prezantim i fituesve të orës letrare “Pena e artë – vendi i parë”, Pena e artë-vendi i dytë”, dhe “Pena e artë-vendi i tretë”,  dhe

-Prezantim i fituesit të çmimit “Pena e artë për muzikë”. 

 

Ju mirëpresim!

                                                                                      Drejtor i manifestimit

                                                                                              Fatos Rushiti

 

Lexo më shumë Share

Rushiti: Festivali “PENA IME” do të nxitë individualitete të reja krijuese

Arti, vjen i gërshetuar më të gjitha format e tij në festivalin “PENA IME”, i cili në edicionin e tij të parë, jo vetëm që do të bashkojë artistë e do t’i dekorojë ata për veprat e tyre, por edhe do t’i falë Kumanovës një ngjarje të madhe kulturore, transmeton portali i Radio KFOR-it nga […]

Arti, vjen i gërshetuar më të gjitha format e tij në festivalin “PENA IME”, i cili në edicionin e tij të parë, jo vetëm që do të bashkojë artistë e do t’i dekorojë ata për veprat e tyre, por edhe do t’i falë Kumanovës një ngjarje të madhe kulturore, transmeton portali i Radio KFOR-it nga Prishtina.
“PENA IME”, projekt i realizuar nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova dhe Likova, tashmë ka hapur konkursin për pjesëmarrje për të gjithë krijuesit shqiptarë dhe të komuniteteve tjera, në fushën e artit figurativ, muzikës dhe poezisë.
Në një intervistë për Radio KFOR-in, koordinatori i projektit “PENA IME”, Fatos Rushiti ka zbuluar detaje për festivalin:
Festivali “PENA IME” është projekti më ri i i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova dhe Likova, i cili do të mbahet për herë të parë me 20, 21 dhe 22 Qershor të këtij viti. Ky festival që përfshin tre lëmi Artin Figurative, Poetik dhe atë Muzikor, ka për qëllim të nxit individualitete krijuese, të instaloj vlera të reja duke vënë në pah stile vetanake tek të rinjtë dhe mosha e mesme nga të gjitha nacionalitetet”, tha Rushiti.

“PENA IME” do të zgjasë për tre ditë radhazi dhe mëton të jetë festival tradicional dhe të mbetet model si aktivitet profesional dhe serioz në pikturë, grafikë, vizatim, skulpturë, poezi, rok poezi, poema, muzikë serioze, instrumentale dhe muzikë zbavitëse.
Koordinatori Rushiti, gjithashtu na tregoi edhe për afatet dhe procedurat e aplikimit të artistëve në festivalin “PENA IME”:
“Konkursi është shpallur më 11 Maj dhe do të vazhdojë deri më 11 Qershor, ndërsa më 16 Qershor komisionet vlerësuese për tre lëmi do të bëjnë publike 70 emrat e përzgjedhur për pjesëmarrje në Festival. Më pas komisionet do të zgjedhin tre çmime “PENA e ARTË” – për Pikturë, Grafikë dhe Skulpturë, “PENA e ARTË I, II dhe III” – për Poezi dhe “PENA e ARTË” – për interpretuesin më të mirë muzikor. Viteve tjera shpresojmë të zgjerojmë çmimet në fushën e Muzikës dhe Artit figurativ për Vizatim dhe Fotografi”,përfundoi Rushiti.

Festivalit “PENA IME” nuk do t’i mungojnë as mysafirët e shumtë nga rajoni. E pikërisht për artistët nga Kosova, Shqipëria e më gjerë do të mund të jenë pjesëmarrës të festivalit në rolin e konkurrentit, pasi “PENA IME” pritet të bëhet festival tradicional.

 

Burimi: http://www.radiokfor.com/1/?fn_mode=fullnews&fn_id=6216

Lexo më shumë Share

LETËR NGUSHËLLIMI

  Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, u shprehë ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve, kolegëve e shokëve të muzikologut të njohur të përmasave mbarëkombëtare, Zejadin Ismaili. Është kjo një humbje e madhe për artin, kulturën dhe shkencën muzikologjike shqiptare, të cilat me veprat e tij të shumta, i ngriti në piedestalin […]

 

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, u shprehë ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve, kolegëve e shokëve të muzikologut të njohur të përmasave mbarëkombëtare, Zejadin Ismaili.
Është kjo një humbje e madhe për artin, kulturën dhe shkencën muzikologjike shqiptare, të cilat me veprat e tij të shumta, i ngriti në piedestalin më të lartë.
Përpos punës së tij të zellshme dhjetëravjeçare në sferën e arsimimit muzikor, ku arriti suksese të jashtëzakonshme sidomos me korin e shkollës, Zejadin Ismaili ishte edhe një nga anëtarët më aktiv të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.
Përmes këtij klubi botoi edhe disa vepra të suksesshme, ndërsa e fundit e botuar në vitin 2012 “Hove shpirtërore”, paraqet një mozaik vlerësimesh recensionale të gati gjithë shkrimtarëve shqiptarë të anës së Kumanovës, e cila mbase është antologjia e vetme e këtij lloji për shkrimtarët kumanovarë.
I qoftë i lehtë dheu i shqiptarisë!

Me nderime të larta,

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” -Kumanovë
Kryetar: Sevdail Demiri

Kumanovë, 7.11.2015

Lexo më shumë Share

Irena Gjoni fituese e çmimit “Pena e Flakës” në Gjilan

  Gjilan, 30.01.2015 – Me Orën e madhe letrare dhe shpalljen e rezultateve të konkursit shpërblyes, në Gjilan ka përfunduar “Pena e Flakës”, që është njëra prej katër shtyllave kryesore të manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit”, që mbahet në këtë qytet prej 24 vitesh, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Juria në përbërje […]
 juria

Gjilan, 30.01.2015 – Me Orën e madhe letrare dhe shpalljen e rezultateve të konkursit shpërblyes, në Gjilan ka përfunduar “Pena e Flakës”, që është njëra prej katër shtyllave kryesore të manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit”, që mbahet në këtë qytet prej 24 vitesh, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit.
Juria në përbërje Mehmetali Rexhepi, Sevdail Demiri e Fatmir Minguli, çmimin e Orës letrare ia ka ndarë poetes nga Saranda, Irena Gjoni, e cila u prezantua me poezinë “Ditë shpirti”…

-Përndryshe, në orën letrare, me punimet e tyre, të pabotuara, u paraqitën 35 poetë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina e Preshevës, Zejnepe Halili, Linditë Ramushi-Dushku, Eda Miri, Arsim Halili, Zeqir Fazliu, Rrahim Sadiku, Demir Behluli, Beqir Buzoku, Rexhep Abazi, Rabije Bytyqi, Sarë Gjergji, Sejdi Berisha, Zana Piraj dhe të tjerë.
Ndërkaq, juria tjetër, në përbërje Ibrahim Kadriu, Sadete Tërnava-Osmani dhe Hasan Bunjaku ka shpallur rezultatet e konkursit letrar shpërblyes në poezi dhe tregim.
Vendi i parë për poezi i takoi punimit “Kitara” (shifra: Kitara) që doli të jetë e autores Zejnepe Halili nga Tetova, vendi i dytë – poezisë “Shën Asht” (shifra: Poeti) me autor Sarë Gjergjin nga Vitia, kurse vendi i tretë i është ndarë poezisë “Përmasat e eklipsit” (shifra: Rikthimi), që doli të jetë e poetes Rabije Bytyqi nga Prizreni.
Për tregim janë dhënë këto çmime: vendi i parë – “Takimi me vrasësin tim” (shifra: Miku im), vendi i dytë – “Synimi ynë për të krijuar njeriun” (shifra: Krijuesi), vendi i tretë – “Pirgu i errësuar” (shifra: Pirgu). Nga punimet e shpërblyera në tregim, u deshifrua vetëm vendi i dytë, që doli të jetë Rrahim Sadiku nga Ferizaj.
Përndryshe, juria ka përzgjedhur për botim në revistën letrare “Agmia” 33 poezi, nga 112 sa kanë arritur në konkursin letrar shpërblyes si dhe 12 tregime, nga 29 sosh, sa ishte prurja e përgjithshme në këtë zhanër krijues.
Çmimin e orës letrare, fitues nga Saranda ia ka dorëzuar Bujar Hairi, drejtor për Kulturë. Gjoni ka qenë fituese e këtij çmimi edhe para dy vitesh.
Orën letrare, e cila është organizuar nga Njësia për Kulturë dhe Ars Clubi “Beqir Musliu” e ka udhëhequr Fatushe Haliti. /rajonipress/

 P.S. Nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, përpos kryetarit Sevdail Demiri si pjesë e jurisë profesionale, morën pjesë edhe poetët: Burhanedin Xhemaili, Arben Ibrahimi dhe Selajdin Shabani.

Lexo më shumë Share