Kategori: Aktivitetet tona

Në Shkup u promovua libri poetik ‘Shiu më do mua’ i Nadire Ismailit

Shkup, 2 dhjetor 2015 – Në prani të një numri të madh të dashamirëve të artit poetik, në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, u promovua libri me poezi ‘Shiu më do mua’, nga autorja Nadire Ismaili. Për rëndësinë e librit folën redaktori Sevdail Demiri dhe recensenti Ahmet Selmani. Kurse, autorja tha se me 26 poezitë […]

nad

Shkup, 2 dhjetor 2015 – Në prani të një numri të madh të dashamirëve të artit poetik, në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, u promovua libri me poezi ‘Shiu më do mua’, nga autorja Nadire Ismaili.
Për rëndësinë e librit folën redaktori Sevdail Demiri dhe recensenti Ahmet Selmani.
Kurse, autorja tha se me 26 poezitë e botuara në këtë libër modest, ka dashur t’i simbolizojë 26 vitet e jetës së saj.
Gjatë promovimit pati edhe një program të pasur artistik.
Botues është KSH “Jehona e Karadakut”-Kumanovë.

nadddd

Lexo më shumë Share

Akademi Përkujtimore kushtuar muzikologut Zejadin Ismaili (1944 2015)

Fjala e kryetarit të KSH “Jehona e Karadakut”-Kumanovë, Sevdail Demiri, në Akademinë Përkujtimore kushtuar muzikologut Zejadin Ismaili (1944 2015): E nderuara familja Ismaili. Të nderuar miq e mysafirë. Ditë më parë, mbetëm pa njeriun shumë të çmuar, i cili i dha aq shumë artit, kulturës, muzikologjisë dhe e shkencës shqiptare në përgjithësi… Pa dyshim, largimi […]

sd4

Fjala e kryetarit të KSH “Jehona e Karadakut”-Kumanovë, Sevdail Demiri, në Akademinë Përkujtimore kushtuar muzikologut Zejadin Ismaili (1944 2015):

E nderuara familja Ismaili.
Të nderuar miq e mysafirë.

Ditë më parë, mbetëm pa njeriun shumë të çmuar, i cili i dha aq shumë artit, kulturës, muzikologjisë dhe e shkencës shqiptare në përgjithësi…
Pa dyshim, largimi i tij fizik nga kjo botë, është një humbje e madhe për familjen e tij, për Kumanovën, dhe për gjithë shqiptarinë… Por mbetet e përjetshme vepra e tij, e shkruar në mijëra faqe librash e pentagramesh.
E, Zejadin Ismaili, është pikërisht njeriu, i cili me afër 30 veprat e tij, i dha shpirt e jetëgjatësi artit e kulturës shqiptare.

Të nderuar të pranishëm.
Muzika, kjo vlerë sublime e shpirtit, shumë njerëz, shpesh i ka plandosur dhe i ka hudhur nga ky realitet njerëzor, për t’u lënë të tjerëve vepra dhe vlera të cilat do të lexohen e dëgjohen me ëndje, vite, dekada e shekuj të tërë. Artin e mirëfilltë, artisti nuk mund ta krijojë pa i shtrydhë edhe atomet e fundit të shpirtit.
Zejadin Ismaili, është njëri nga ata njerëz të paktë, i cili tërë jetën ia kushtoi artit muzikor, dhe përmes vuajtjes individuale, kolektivitetit i dha vlera të pazëvendësueshme dhe unikate.
Zejadin Ismaili është njeriu i cili si rrallë ndonjë tjetër, ka arritur që përmes penës së tij dhe talentit të lindur për muzikë, të shpalosë në të njëjtën kohë vlerat më të çmueshme dhe më kulminante të etnosit dhe folklorit tonë të pasur shqiptar. Ai si pedagog, kompozitor dhe studijus i spikatur, me aq mjeshtri arriti të përshkruaj muzikën dhe folklorin e pasur shqiptar në veprat e tij etnomuzikologjike, të cilat janë të rrallat, për të mos thënë të vetmet ndër ne të këtij lloji.
Sferat e interesimit të tij ishin të shumëanshme. Letërsia dhe publicistika, ishin po ashtu dy pika shumë neuralgjike, në fokusin e interesimeve të tij. Përveç qindra kompozimeve, ai shkroi shumë tekste këngësh, për fëmijë dhe të rritur, shumicën nga të cilat i kemi lexuar edhe në shumë nga revistat vendore, me të cilat kishte bashkëpunim të rregullt vite të tëra.
Ndërsa, në sferën e publicistikës dha një kontribut të çmuar, duke shkruar dhjetëra e qindra artikuj nëpër gazeta e revista të ndryshme në Shkup, Prishtinë e më gjerë, përmes të cilave sulmonte dukuritë negative në melosin shqiptar, dhe artikulonte vlerat autoktone popullore shqiptare.
Zejadin Ismaili, ishte njëri ndër njerëzit më aktiv në të gjitha aktivitetet kulturore. Mori pjesë në themelimin, dhe u angazhua në funskionimin e gati se të gjitha institucioneve kulturore shqiptare në Maqedoni, siç janë festivalet, manifestimet kulturore, ansamblet, etj. Ndër to, shquhet angazhimi i tij edhe në themelimin dhe funksionimin e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë, dhe revistës “Doruntina”, që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, e deri në ditët e tij të fundit. Mendimet, vlerësimet dhe propozimet e tij, për çështje dhe fenomene të ndryshme kulturore, ishin të një rëndësie të veçantë.
Me rastin e 20 vjetorit të “Takimeve Poetike të Karadakut” dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, e nderoi me Mirënjohje të veçantë, për kontributin e tij të dhënë për zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare dhe të klubit. Po ashtu, në vitin 2012, klubi ynë e botoi librin e tij të 26-të me radhë, me titull “Hove shpirtërore”, i cila paraqet një mozaik vlerësimesh recensionale të gati gjithë shkrimtarëve shqiptarë të anës së Kumanovës. Ndërsa, ky botim, mbase është edhe antologjia e vetme e këtij lloji për shkrimtarët kumanovarë, të cilët i trajtonte të gjithë njëllojë, pas asçfarë smire apo xhelozie, duke i vlerësuar në bazë të opusit të tyre letrar.

Të nderuar të pranishëm dhe familjarë.
Përmasat e veprës së Zejadin Ismailit në sferën e muzikoligjisë, janë të atij niveli, saqë lirisht mund të themi, se me to mund të mësojnë e të edukohen gjenerata të tëra. Me librat e tij të shkruara me aq kompetencë, gjithmonë do të kenë se çka të mësojnë, jo vetëm se nxënësit e arsimit fillor e të mesëm, por edhe studentët e akademisë dhe ata të studimeve pasdiplomike.
Prandaj, dhimbjen ta shndërrojmë në mirënjohje për veprën e tij, dhe të shkojmë pas vizionit të tij, për një të ardhme më të ndritur dhe më të përparuar të brezave të rinj.
I qoftë i lehtë dheu i Atdheut, dhe Zoti e mëshiroftë.
Ju faleminderit.

Kumanovë, 15.11.2015

?????????????

Lexo më shumë Share

Doli nga shtypi numri 50 i revistës “Doruntina”

Kumanovë, 19.05.2015 – Doli nga shtypi numri më i ri i revistës së parë të pavarur shqipe në Maqedoni për letërsi, shkencë dhe kulturë “Doruntina”, botim i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova. Nga përmbajtja e këtij numri, i 50-ti me radhë, me gjithsej 168 faqe, veçojmë: poezi të zgjedhura nga autori Baki […]

Doruntina 50Kumanovë, 19.05.2015 – Doli nga shtypi numri më i ri i revistës së parë të pavarur shqipe në Maqedoni për letërsi, shkencë dhe kulturë “Doruntina”, botim i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.

Nga përmbajtja e këtij numri, i 50-ti me radhë, me gjithsej 168 faqe, veçojmë: poezi të zgjedhura nga autori Baki Ymeri, tregim nga Muhamet Halili, poezi italiane nga Aida Merini e Sebastiano Grasso, poezi nga Rushit Ramabaja, Nebih Bunjaku dhe Avni Dehari, fragment romani nga Nijazi Ramadani.

Më tej në këtë numër të revistës “Doruntina” radhiten poezitë e lexuara dhe të shpërblyera nga manifestimi tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut-2015”. Nga gjuhësia mund të lexoni punimin e Armend Ukaj “Disa nga huazimet latine në gjuhën shqipe”, si dhe dy vështrime nga autorët Bilall Maliqi dhe Sevdail Demiri, etj.

Kryeredaktor i revistës “Doruntina” është Burhanedin Xhemaili. /www.jekaradakut.org/

Lexo më shumë Share

“Takimet Poetike të Karadakut 2015”, çmimi i parë për Sabit Rrustemin (FOTO-VIDEO)

Më 11 dhe 12 mars në Kumanovë u mbajt edicioni i 23-të me radhë i manifestimit tradicional kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”. Manifestimi filloi me orën e madhe letrare, me pjesëmarrjen e mbi 30 poetëve nga të gjitha trojet shqiptare. Në hapje të manifestimit, kryetari i Klubit të Shkrimtarëve të Kumanovës “Jehona e Karadakut”, Sevdail […]

Më 11 dhe 12 mars në Kumanovë u mbajt edicioni i 23-të me radhë i manifestimit tradicional kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”. Manifestimi filloi me orën e madhe letrare, me pjesëmarrjen e mbi 30 poetëve nga të gjitha trojet shqiptare.

Sevdail DemiriNë hapje të manifestimit, kryetari i Klubit të Shkrimtarëve të Kumanovës “Jehona e Karadakut”, Sevdail Demiri, tha se 11 Marsi është një simbolikë e fuqishme për historinë e shqiptarëve të këtyre trojeve. “11 Marsi është datë që përkujton protestat studentore të vitit 1981 në Prishtinë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por është datë e rëndësishme që lidhet edhe me historikun e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Likovë e Karadak në vitin 2001. Andaj, pikërisht në këtë datë, tradicionalisht mblidhen poetë e shkrimtarë nga të gjitha trojet shqiptare, për të përkujtuar të kaluarën e ndritshme, por edhe shumë të rëndësishme të brezave tanë, në luftën për liri e pavarësi kombëtare. Pikërisht duke e pasur parasysh këto dimensione, ky manifestim tejkalon kornizat e një takimi të thjeshtë letrar”, tha Demiri.

Ora e madhe letrare filloi me shkrimtarin, publicistin, veprimtarin e dalluar në fushën e kulturës dhe letërsisë, poetin nga Prishtina, z.Rushit Ramabaja. Më pastaj me poezitë e tyre u prezantuan poetët: Rozeta Kreste, Avni Dehari, Sabit Rrustemi, Nehas Sopaj, Nebih Bunjaku, Drita Nikoliqi-Binaj, Demush Berisha, Rexhep Abazi, Nazmi Beqiri, Sarë Gjergji, Zejnepe Alili-Rexhepi, Rahim Ganiu, Bilall Maliqi, Ismail Bilalli, Burhanedin Xhemaili, Ermira Selami, Arsim Halili, Arbër Saliu, Arben Rashkaj, Ismail Ganiu, Adriatik Zeqiri, Sunaj Raimi, Arben Ibrahimi, Lindita Dushku, Qerim Bajrami, Fatos Rushiti, Ali Qerimi, Rrahman Iseni dhe Kreshnik Sopaj.

Pas orës letrare, juria në përbërje: Bejtush Memeti, Nexhat Rexha dhe Mumin Zeqiri, ndau çmimet “Fadil Bekteshi”. Si poezi më të suksesshme u vlerësuan: për vendin e parë poezia “11 Marsi ‘81” e autorit nga Gjilani Sabit Rrustemi, për vendin e dytë poezia “Pa adresë” e autores nga Tetova Zejnepe Alili-Rexhepi, ndërsa për vendin e tretë u ndanë dy çmime, edhe atë për poezinë “Drita e kujtesës” e autorit nga Kumanova Burhanedin Xhemaili, dhe për poezinë “Kartë pa adresë” e poetes nga Pogradeci Rozea Kreste. Fituesve iu ndanë mirënjohje dhe një vlerë e caktuar monetare.

Të gjitha poezitë e lexuara në këtë mbrëmje poetike, do të botohen në numrin e radhës të revistës “Doruntina”, organ i Klubit të Shkrimtarëve të Kumanovës “Jehona e Karadakut”.

Për ilustrimin muzikor të mbrëmjes poetike, u kujdes violinistja kumanovare me perspektivë, Funda Aliu, duke performuar nuanca të shkëlqyera të muzikës klasike.

Ndërsa, në ditën e dytë të manifestimit, poetët mysafirë vizituan varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Sopot, Vaksincë, Sllupçan, Orizare dhe Hotël.

Më pas, në Komunën e Kumanovës, u mbajt tribunë letrare me temë: “Letërsia shqipe në epokën e internetit, mes vlerës, kiçit dhe popullaritetit”, ku morën pjesë aktive shumë poetë, shkrimtarë e dashamirë të artit e kulturës shqiptare. /www.jekaradakut.org/

mk

22222

s2takimet poetike te Karadakut 2015

111111

sallatribua letrare

VIDEO-LINKU nga lajmi i programit shqip të TVM-së në Shkup, me gazetar Nexhat Aqifi:

http://al.play.mrt.com.mk/play/56156/u-mbajt-edicioni-i-xxiii-te-i-takimeve-poetike-te-karadakut

 

VIDEO-LINKU – programi i plotë i Orës letrare, TV FESTA – Kumanovë

[youtube height=”auto” width=”auto”]https://www.youtube.com/watch?v=dKmNE0-ZstY&feature=youtu.b[/youtube]

Lexo më shumë Share

Më 11/12 mars 2015, edicioni i XXIII-të i “Takimeve Poetike të Karadakut”

Më 11 dhe 12 mars, mbahet edicioni i XXIII-të i manifestimit kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”: Më 11.03.2015 (e mërkurë), ~ora 17.00, në Qendrën për Kulturë në Kumanovë, fillon ORA E MADHE LETRARE, me pjesëmarrjen e dhjetëra poetëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria; Më 12.03.2015 (e enjte): ~ora 09.00 – Vizitë varrezave të dëshmorëve në […]
takimet poetike te karadakut

Më 11 dhe 12 mars, mbahet edicioni i XXIII-të i manifestimit kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut”:

Më 11.03.2015 (e mërkurë),
~ora 17.00, në Qendrën për Kulturë në Kumanovë, fillon ORA E MADHE LETRARE, me pjesëmarrjen e dhjetëra poetëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria;

Më 12.03.2015 (e enjte):
~ora 09.00 – Vizitë varrezave të dëshmorëve në Sopot, Vaksincë, Sllupçan, Orizare, Hotël.
~ora 12.00 – Salla e vogël e Komunës së Kumanovës – TRIBUNË LETRARE me temë: “Letërsia shqipe në epokën e internetit, mes vlerës, kiçit dhe popullaritetit”.

Lexo më shumë Share

Nga arkivi: Grupit letrar “Jehona e Karadakut” (1974)

Një informacion për aktivitetet e Grupit letrar “Jehona e Karadakut”-Kumanovë, botuar në gazetën “FLAKA e Vëllazërimit” – Shkup, më 14.08.1974. Këtë emër, që nga viti 1992 e mbanë Klubi letrar, i njohur si Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë të Kumanovës “Jehona e Karadakut”. Kjo dëshmon për një traditë të pasur kulturore-letrare të këtij klubi.

Flaka

Një informacion për aktivitetet e Grupit letrar “Jehona e Karadakut”-Kumanovë, botuar në gazetën “FLAKA e Vëllazërimit” – Shkup, më 14.08.1974.
Këtë emër, që nga viti 1992 e mbanë Klubi letrar, i njohur si Klubi i Shkrimtarëve Shqiptarë të Kumanovës “Jehona e Karadakut”.
Kjo dëshmon për një traditë të pasur kulturore-letrare të këtij klubi.

Lexo më shumë Share

Klubi i Shkrimtarëve të Kumanovës, sjell dy botime të reja

Kumanovë, 18.10.2014 – Të shtunën në Qendrën për Kulturë në Kumanovë, në prani të një numri të madh të dashamirëve të fjalësartistike, Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, promovoi dy botimet e veta më të fundit. Bëhet fjalë për përmbledhjet poetike “Më shumë se Unë“ të autorit Selajdin Shabani, dhe “Sytë e Shqipërisë” të Fatos […]

dy botimeKumanovë, 18.10.2014 – Të shtunën në Qendrën për Kulturë në Kumanovë, në prani të një numri të madh të dashamirëve të fjalësartistike, Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, promovoi dy botimet e veta më të fundit. Bëhet fjalë për përmbledhjet poetike “Më shumë se Unë“ të autorit Selajdin Shabani, dhe “Sytë e Shqipërisë” të Fatos Rushitit.
Kryetari i klubit, Sevdail Demiri, tha se “me gjithë vështirësitë e natyrave të ndryshme, po mundohemi që herë-pas-here të sjellim nga një fllad kulturor në këto hapësira, ashtu siç janë edhe këto dy përmbledhje, që sot po i ofrohen publikut shqiptar”. Sipas Demirit, i cili foli edhe në cilësinë e redaktorit të librave, këto botime të reja të autorëve Shabani dhe Rushiti, dallohen cilësisht në realizimet e tyre artistike, për nga veçantitë që sjellin në letërsinë bashkëkohore shqipe, andaj vlejnë që të lexohen dhe komentohen kujdesshëm.
Më tej, për librin “Më shumë se Unë“ të autorit Selajdin Shabani, folën recensentët Fatos Rushiti dhe Ismail Ganiu, të cilët theksuan veçantinë e poezisë së Shabanit, e cila është një reflektim i drejtpërdrejtë i natyrës së tij të brendshme shpirtërore dhe artistike. “E gjithë poezia e tij, po aq sa ka mllef, ka dhe shpresë, po aq sa ka revoltë personale, ka dhe optimizëm për më tutje në jetë dhe në zhvillime shoqërore”, u shprehën recensentët.
Selajdin Shabani shkollën fillore dhe të mesme e ka mbaruar në Kumanovë, ndërsa Fakultetin Filologjik, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë. Për më shumë se një dekadë ka punuar gazetar nëpër disa media. Është autor i librave “Ndrydhje” (1999), “Mes stinëve të një gazetari” (2006), ”Përtej momentit” (2008), dhe i fundi ky që u promovua “Më shumë se Unë“.
Ndërsa, për veprën e Fatos Rushitit “Sytë e Shqipërisë”, recensenti Arben Ibrahimi, veç tjerash tha se, “autori nga përmbajtja e gamës së gjerë të poezive të shkruara, në bërthamën e tij artistike shpërfaqet si lirik i apostrofuar me një verifikacion që nuk përputhet shumë me traditën tonë letrare, ose me të ashtuquajturin varg popullor të përpunuar…”.
Autori Fatos Rushiti, shkollën fillore ka mbaruar në fshatin e lindjes Vaksincë, ndërsa Gjimnazin në Kumanovë. Është jurist i diplomuar dhe magjistër i shkencave juridike në Universitetin e Prishtinës, tani doktorant për Gjyqësinë Kushtetuese në Universitetin Evropian të Tiranës. Është autor i këtyre përmbledhjeve poetike: ”Aurora e jetës” (1999), “Në elirë” (2007), dhe “Sytë e Shqipërisë” (2014). Është fitues i disa çmimeve letrare.
Ndryshe, gjatë promovimit, aktori Enver Halimi dhe nxënësja Teuta Ahmeti, recituan disa poezi të autorëve, kurse profesori i muzikës, Besnik Avdili, ekzekutoi disa pika muzikore në violinë dhe piano.
Këto dy botime letrare janë mundësuar me ndihmën financiare të Ministrisë së Kulturës.

Lexo më shumë Share

“Takimet Poetike të Karadakut 2014”, fitues Memeti, Rashkaj dhe Gjergji

Kumanovë, 12.03.2014 – Të martën në mbrëmje më 11 mars, në Kumanovë u mbajt edicioni i 22-të me radhë i manifestimit tradicional kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut 2014”. Me këtë aktivitet, Klubi i shkrimtarëve shqiptarë ‘Jehona e Karadakut’ nga Kumanova, me gjithë vështirësitë e sferave të ndryshme, po e vazhdon traditën e vet dhjetëravjeçare, për të […]

bejtsKumanovë, 12.03.2014 – Të martën në mbrëmje më 11 mars, në Kumanovë u mbajt edicioni i 22-të me radhë i manifestimit tradicional kulturor-letrar “Takimet Poetike të Karadakut 2014”. Me këtë aktivitet, Klubi i shkrimtarëve shqiptarë ‘Jehona e Karadakut’ nga Kumanova, me gjithë vështirësitë e sferave të ndryshme, po e vazhdon traditën e vet dhjetëravjeçare, për të shfaqur dhe prezantuar vlerat shpirtërore, artistike dhe kulturore të kësaj ane, përmes artit të bukur poetik.
Në manifestimin e sivjetshëm morën pjesë shumë poetë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare, si Tirana, Prishtina, Shkupi, Gjirokastra, Mitrovica, Prizreni, Viti, Gjilani, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Tetova, Kumanova, etj.
Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve të Kumanovës, Sevdail Demiri, tha se ‘Jehona e Karadakut’ është një emër që daton 40 vjet më parë, pra në vitin 1974, kur në kuadër të gjimnazit të Kumanovës, një grup profesorësh dhe nxënësish të talentuar në fushën e letërsisë, formuan grupin letrar me këtë emër. “Në fillet e pluralizmit, në vitin 1991, disa artdashës, të gdhendur me idenë fisnike të zhvillimit e përparimit kulturor të kësaj shoqërie, themeluan Klubin e Shkrimtarëve Shqiptarë të Kumanovës ‘Jehona e Karadakut’. Në krye të klubit u vu shkrimtari Fadil Bekteshi, për të renditur më pas një varg veprash dhe suksesesh. U themelua revista e parë e pavarur shqiptare në Maqedoni për art, shkencë dhe kulturë “Doruntina”, dhe prej atëherë e deri më sot janë botuar dhjetëra e qindra libra mjaft me vlerë nga anëtarët e klubit”, tha Demiri.
Në hyrje të Orës së madhe letrare, aktivisti dhe poeti Rexhep Abazi, solli me fyell tingujt e Medvegjës. Më pas, poeti dhe studiuesi i letërsisë, Nehas Sopaj, shpalli të hapura “Takimet Poetike të Karadakut 2014”, që më pas të paraqiten me poezitë e tyre: Qazim Shehu, Hysen Këqiku, Avni Dehari, Kozeta Zavalani, Bejtush Memeti, Shefqete Gosalci, Demir Gjergji, Flora Peci, Rexhep Abazi, Qazim Muska, Sarë Gjergji, Rrahim Ganiu, Ismail Baftjari, Drita Nikoliqi–Binaj, Bilall Maliqi, Nazmi Beqiri, Ali Qerimi, Nehat Ramizi, Arben Rashkaj, Sadije Aliti, Fadil Curri, Burhanedin Xhemaili, Ismail Bilalli, Sunaj Raimi, Demush Berisha, Shezair Koko, Ismail Ganiu, Rexhep Bajrami, Fatos Rushiti, Selajdin Shabani, Mahir Ademi, Arsim Jonuzi dhe Saranda Halili.
Juria letrare, e përbërë nga Qazim Shehu, Shefqete Gosalci dhe Fatos Rushiti, ndau çmimet letrare “Fadil Bekteshi”, me emrin e kryetarit të parë të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”. Në mesin e shumë poezive të suksesshme, çmimi i parë iu nda poetit Bejtush Memeti nga Kumanova, çmimi i dytë poetit Arben Rashkaj nga Prizreni dhe çmimi i tretë poetit Demir Gjergji nga Tirana.
Në kuadër të manifestimit, u promovuan edhe botimet e reja të anëtarëve të Klubit të shkrimtarëve shqiptarë të Kumanovës: Nazmi Beqiri (“Drejt përjetësisë”), Burhanedin Xhemaili (“Ëndrra e zgjuar brenda syve”) dhe Sevdail Demiri (“Kufiri i horrave”). Për këto libra folën recensentët dhe u lexuan pjesë të librave nga aktori dhe poeti Ali Qerimi.
Manifestimi “Takimet Poetike të Karadakut”, daton që nga marsi i vitit 1992, në kujtim të demonstratave të rinisë studentore të 1981-shit në Kosovë dhe gjithë dëshmorëve të kombit.
Nga Shërbimi për informim

Lexo më shumë Share

Shënimi i 40 vjetorit të veprimtarisë letrare të Nehas Sopajt

Kumanovë, 06.12.2013 – Sot në Kumanovë, në organizim të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, para një numri të madh të dashamirëve të artit, letërsisë dhe kulturës shqiptare, u shënua 40 vjetori i botimit të veprave të para letrare të autorit Nehas Sopaj. Bëhet fjalë për përmbledhjet poetike “Këngët e blerta” në Shkup dhe “Algjet” në […]

ns1Kumanovë, 06.12.2013 – Sot në Kumanovë, në organizim të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, para një numri të madh të dashamirëve të artit, letërsisë dhe kulturës shqiptare, u shënua 40 vjetori i botimit të veprave të para letrare të autorit Nehas Sopaj. Bëhet fjalë për përmbledhjet poetike “Këngët e blerta” në Shkup dhe “Algjet” në Prishtinë (1973), të cilat u vlerësuan lartë nga kritika letrare e kohës, duke u prezantuar nëpër antologji të ndryshme të poezisë në vend dhe jashtë.
Fillimisht, kryetari i klubit, Sevdail Demiri, theksoi se Nehas Sopaj është një nga emrat më të veçantë të letërsisë shqipe, i cili gjatë këtyre 40 viteve të veprimtarisë letrare, na ka ofruar rreth 40 tituj të veprave nga zhanre të ndryshme, duke filluar nga poezia, tregimet, novelat, romanet, përkthimet, librat shkollore dhe studime letrare.
Poeti Fatos Rushiti, para publikut lexoi biografinë e autorit dhe deklamoi vargje nga poezia e zgjedhur bashkëkohore e Sopajt.
Më tej, shkrimtari Burhanedin Xhemaili, paraqiti një vështrim kritik më të hollësishëm për veprat letrare të Nehas Sopajt. “Autori me tërë këtë opus letrar dhe me këto përzgjedhje shënon kulmin e arritjes estetike në vlerat e poezisë shqipe në përgjithësi, dhe në krijimin e individualitetit të tij letrar në veçanti, si botë poetike më vete që dallon prej krijuesve të tjerë të afirmuar”, u shpreh Xhemaili.
Më pas, autori Nehas Sopaj, shprehu falënderimet e tij për nderimin e bërë, duke rikujtuar kohën kur si 19 vjeçar kishte shpërthyer bota e tij artistike, me botimin e dy përmbledhjeve të lartpërmendura, të cilat atë e kishin radhitur në mesin e poetëve më premtues të kohës.
Në emër të kryesisë së Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, kryetari Sevdail Demiri, ndau Mirënjohje për Prof.Dr. Nehas Sopaj, poet, shkrimtar, pedagog e studiues i letërsisë, me rastin e 40 vjetorit të botimit të veprave të para autoriale.
Manifestimin e përshëndeti edhe shkrimtari nga Shkupi Fadil Curri, i cili e vlerësoi lartë veprën letrare të Sopajt, duke i uruar shëndet dhe jetë të gjatë, me dëshirën që edhe shumë vepra tjera letrare dhe shkencore t’ia dhurojë letërsisë shqiptare.

Shërbimi për informim

ns2ns3

Lexo më shumë Share