Kategori: Aktivitetet tona

Edhe pesë ditë deri në përmbyllje të konkursit “PENA IME”

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në përmbyllje të konkursit për manifestimin multimedial “PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“, që do të mbahet më 20, 21, 22 qershor 2018 në Kumanovë. Organizatorët inkurajojnë të gjithë të interesuarit, e sidomos të rinjtë, që të paraqiten deri më datë 11 qershor, dhe të sprovojnë veten guximshëm […]

Kanë mbetur edhe disa ditë deri në përmbyllje të konkursit për manifestimin multimedial “PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“, që do të mbahet më 20, 21, 22 qershor 2018 në Kumanovë.

Organizatorët inkurajojnë të gjithë të interesuarit, e sidomos të rinjtë, që të paraqiten deri më datë 11 qershor, dhe të sprovojnë veten guximshëm në një garë të mirëfilltë artistike, e cila zhvillohet në artin letrar, figurativ dhe muzikor.

Ju mirëpresim!

Klubi i Shkrimtarëve “JEHONA E KARADAKUT“ – Kumanovë, shpall:

KONKURS

për pjesëmarrje në festivalin e artit figurativ, poetik dhe muzikor

“PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“

më 20, 21, 22 qershor 2018, Kumanovë – Likovë

  • Kriteret për artin figurativ:

-Të drejtë konkurrimi kanë artistët nga Maqedonia që e kanë të kryer Akademinë e arteve, me vetëm një punim në: pikturë, grafikë apo skulpturë;
-Vepra artistike duhet të ketë të shënuar: emrin e autorit, titullin e veprës, teknikën, vitin dhe dimensionet. Vepra duhet të mos jenë ekspozuar më parë, dimensionet nuk duhet te tejkalojnë 100 cm horizontalisht dhe 200 cm vertikalisht;
-Veprat konkurruese i nënshtrohen seleksionimit nga Këshilli Artistik, ku do të përzgjidhen gjithsej 30 pjesëmarrës;
-Do të ndahen tre shpërblime: “Pena e artë për pikturë”, “Pena e artë për grafikë”, “Pena e artë për skulpturë”;
-Afati i dorëzimit të punimeve: 11 maj – 11 qershor 2018.
-Personi përgjegjës për artin figurativ: Dali Alili, tel. 071 723 272 ose tel.071 260 841.

  • Kriteret për artin poetik:

-Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë të rinjtë që shkruajnë poezi nga Maqedonia. Konkurrohet me një poezi, tema e lirë, me emër dhe mbiemër dhe me një biografi letrare;
-Poezitë duhet  të mos jenë të botuara më parë në libra, revista apo të publikuara në versione online.
-Poezitë dorëzohen ne këtë e-mail: penaime2018@gmail.com deri më 11 qershor 2018, më pas Këshilli artistik përzgjedh 30 poezi për pjesëmarrje në festival;
-Juria letrare do të përzgjedh tre poezitë më të mira, “Pena e artë – I”, “Pena e artë – II” dhe “Pena e artë – III”, për të cilat do të ketë edhe shpërblime;
-Personi përgjegjës për artin poetik: Selajdin Shabani tel.070 543 910, dhe Fatos Rushiti, tel.071 260 841.

  • Kriteret për artin muzikor:

-Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë të rinjtë nga Maqedonia, studentë dhe të diplomuar në Akademi të arteve muzikore;
-Çdo konkurrent duhet të shpreh interesim në këtë e-mail: penaime2018@gmail.com duke treguar veprën që ka përzgjedhur të interpretojë: piano, kitarë, violinë, violë, violinçelë, klarinetë, flaute apo solo këndim, si dhe një biografi personale;
-Këshilli Artistik do të përzgjedh 10 pjesëmarrës, ndërsa juria do të ndajë shpërblimin “Pena e artë” për interpretimin më të mirë muzikor;
-Personi përgjegjës për artin muzikor: Funda Ali, tel. 078 266 605 ose tel.071 260 841.

  • Koha dhe vendi i mbajtjes së aktiviteteve:

-Më 16.06.2018 do të publikohen të përzgjedhurit për pjesëmarrje në festival;
-Më 20.06.2018, ora 17:00, hapet ekspozita e artit figurativ, në Galerinë e Arteve në Kumanovë,  kur dhe kumtohen vlerësimet;
-Më 21.06.2018, ora 18:00, zhvillohet ora letrare në njërin nga lokalitetet e Komunës së Likovës, kur dhe ndahen shpërblimet;
-Më 22.06.2018, ora 20:00, mbahet ora e muzikës serioze, në Qendrën e Kulturës “Trajko Prokopiev” në Kumanovë, kur edhe ndahen shpërblimet;
-Projekti interdiciplinar mbështetet nga ana e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

Koordinator: Fatos Rushititel.071 260 841.

Kumanovë, 11.5.2018

———————– ——————————– ——————————

Клуб на писатели “ЈЕХОНА Е КАРАДАКУТ” – Куманово, објавува:

КОНКУРС

за учество на мултимедијалниот проект за 
ликовна уметност, поезија и музика: 

“МОЕТО ПЕРО – PENA IME – MY PEN“

на 20, 21, 22 јуни 2018 година, Куманово-Липково

  • Критериумите за ликовна уметност:

-Право на конкурирање имат уметниците од Македонија што имаат завршено Академија на уметност, само со една изработка:

-Уметничкото дело треба да содржи: име на авторот, насловот на делото, техниката, годината и димензиите. Делото да не биде претходно објавена, димензиите не треба да надминаат 100 цм хоризонтално и 200 цм вертикално,

-Учесничкото дело поминува низ селективниот филтер од Уметничкиот совет, каде што ќе се одлучува за најмногу 30 учесници,

-Ќе се делат три награди: “Златно перо за цртеж”, “Златно перо за графика”, и “Златно перо за скулптура”.

Рокот за доставување на уметничките дела е: 11 мај – 11 јуни 2018 година.

-Одговорно лице за ликовна уметнос: Дали Алили, тел. 071 723 272 или тел. 071 260 841.

  • Критериумите за поетска уметност:

-Право на учество имаат сите млади лица писатели на поезија од Македонија;

-Се конкурира со една поезија, слободна тема, со име и презиме и со една професионална биографија,

-Песните не треба да бидат објавени во книги, списанија или било која верзија олине.

-Песните да се испратат на е-маил: penaime2018@gmail.com  до 11 јуни 2018 година, потоа една комисија ќе одлучи за најмногу 30 учесници на фестивалот;

-Жири комисијата ќе ги ќе избере три најдобри песни: “Златно перо – I”, ” Златно перо II”, и Златно перо III”, за кои и ќе има награди:

-Одговорно лице за поетска уметност: Селајдин Шабани тел. 070543910, и Фатос Рушити, тел. 071 260 841.

  • Критериумите за музичка уметност:

-Право на конкурирање имаат сите млади лица од Македонија, студенти и дипломирани на Академијата за музичка уметност,

-Секој конкурент треба да изразува своја заинтересност на оваа електронска адреса: penaime2018@gmail.com , покажувајќи го делото што го избрал да го интерпретира: пиано, гитара, флаута, или соло пеење, и една лична-професионална биографија.

-Уметничкиот совет ќе одлучи за 10 учесници, и жирито ќе раздели награда: „Златно перо” за најдобра музичка интерпретација,

-Одговорно лице за музичка уметност: Фунда Али, тел. 078 226 605 или 071 260 841.

Време и место на одржување на активностите:

-На 16.06.2018 год., ќе бидат објавени избраните учесници на фестивалот,

-На 20.06.2018 год., во 17:00 часот, ќе се отвора изложбата за ликовна уметност, во Уметничка галерија во Куманово, каде и ќе бидат соопштени оценувањата за најдобрите дела;

-На 21.06.2018 год., во 18:00 часот, поетски час во една локација на Општина Липково, каде и ќе се делаат наградите;

-На 22.06.2018 год., во 20:00 часот, музички мигови на сериозна музика, на Центарот за култура “Трајко Прокопиев” во Куманово, каде и ќе се делаат наградите.

– Интердисциплинарниот мултимедијален проект се поддржува од страна на Министерство за култура на Република Македонија.

Координатор: Фатос Рушити, тел. 071 260 841.

Куманово, 11.05.2018

Lexo më shumë Share

Konkurs për manifestimin interdiciplinar “PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“ , al/mk

Klubi i Shkrimtarëve “JEHONA E KARADAKUT“ – Kumanovë, shpall: KONKURS për pjesëmarrje në festivalin e artit figurativ, poetik dhe muzikor “PENA IME – МОЕТО ПЕРО – MY PEN“ më 20, 21, 22 qershor 2018, Kumanovë – Likovë   Kriteret për artin figurativ: -Të drejtë konkurrimi kanë artistët nga Maqedonia që e kanë të kryer Akademinë […]

Festa e poezisë karadakiane në Kumanovë e Likovë

EDICIONI I XXVI I MANIFESTIMIT “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”   Çmimi “Fadil Bekteshi” iu nda tre poetëve më të suksesshëm, konkretisht Vendi i parë poetes nga Shqipëria, Majlinda Nana-Rama, vendi i dytë poetit nga Kosova, Fehmi Ajvazi, dhe vendi i tretë poetit nga Kumanova, Nazmi Beqiri… Kumanovë/Likovë – Të dielën më 11 mars 2018, u […]

EDICIONI I XXVI I MANIFESTIMIT “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”

Çmimi “Fadil Bekteshi” iu nda tre poetëve më të suksesshëm, konkretisht Vendi i parë poetes nga Shqipëria, Majlinda Nana-Rama, vendi i dytë poetit nga Kosova, Fehmi Ajvazi, dhe vendi i tretë poetit nga Kumanova, Nazmi Beqiri…

Kumanovë/Likovë – Të dielën më 11 mars 2018, u mblodhën poetë, shkrimtarë, dashamirë të artit e kulturës shqiptare nga të gjitha hapësirat shqiptare, për të marrë pjesë në edicionin e XXVI të manifestimit tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”.

Së pari në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, u promovuan botimet e fundit të klubit, përkatësisht: monografia: “Klubi i Shkrimtarëve JEHONA Е KARADAKUT – Një çerekshekull”; Revista “Doruntina” nr.52/53; “Rrethi që pret përjetësinë” – roman i Bejtush Memetit; “Psherëtima të pakënduara” – përmbledhje poetike nga Arben Ibrahimi, dhe “Kurorë” nga Fatos Rushiti.

Kryetari i klubit dhe një nga përpiluesit e monografisë, Sevdail Demiri, tha se shpresojmë që me këtë botim kemi hedhur një hap drejt arkivimit të një veprimtarie të rëndësishme çerekshekullore të sferës së kulturës kumanovare dhe mbarëshqiptare. “Tani jemi pak më të qetë, kur e dimë që një pjesë e madhe e kujtesës sonë, ruhet brenda këtyre kopertinave, dhe do t’u mbetet një trashëgimi e pasur gjeneratave të ardhshme”, tha ai. Rreth botimeve tjera, përpos autorëve, folën edhe recensentët Burhanedin Xhemaili, Bejtush Memeti, Kalosh Çeliku e Arben Ibrahimi, të cilët vlerësuan lartë arritjet estetike në këto vepra të letërsisë bashkëkohore.

Ndërkohë, karvani i shkrimtarëve vizitoi edhe varrezat e dëshmorëve të kombit në Sllupçan e Hotël, duke marrë impresione nga vepra heroike e luftëtarëve dhe dëshmorëve të përndritjes.

Gjatë mbrëmjes, në Likovë u mbajt Ora e madhe letrare në kuadër të manifestimit “Takimet Poetike të Karadakut – 2018”. Me prezencën e tyre, manifestimin e nderuan kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri dhe shumë veprimtarë tjerë.

Kryetari Arifi shprehu mirënjohje për punën e pandalshme të klubit, dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në aspekt të sigurimit të kushteve më të mira për punë dhe aktivitete, duke ndarë një hapësirë brenda Shtëpisë së Kulturës në Mateç.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri, tha se duke marrë parasysh traditën e gjatë, punën dhe veprimtarinë serioze të këtij klubi, Ministria sivjet i ka përkrahur katër projekte me të cilët është konkurruar, në mesin e të cilëve edhe ky manifestim. “Shpresojmë dhe besojmë që në të ardhmen edhe më tepër të kontribuojmë bashkë për zhvillimin e artit dhe kulturës shqiptare”, theksoi Aziri.

Më tej, nën drejtimin e Fatos Rushitit, rrodhën vargjet poetike të poetëve pjesëmarrës në konkursin e shpallur muaj më parë. Me poezitë e tye u paraqitën: Agim Bajrami, Fehmi Ajvazi, Agim Xheka, Majlinda Nana-Rama, Ejup Ajdini, Nexhat Rexha, Rozafa Shpuza, Nazmi  Beqiri, Daim Iljazi, Faruk Buzhala, Vlladimir Muça, Mirela Papuçiu, Ekrem Ajruli, Arsim Halili, Bilall Maliqi, Rrahim Ganiu, Sinan Sadiku, Adem Abdullahu, Arben Rashkaj, Arlind Farizi, Sejdi Gashi, Kreshnik Sopaj, Nadire Ismaili, Arsim Jonuzi, Nertila Pitarka, Liridon Ademi, Elma Rexhepi, dhe poetë të tjerë që lexuan jashtë konkurrimit.

Në emër të jurisë letrare, Sunaj Raimi, tha se sivjet për herë të parë është vendosur kriteri i konkurrimit, ku pati afër 100 aplikime, nga të cilët u përzgjodhën 40 poetë. Prej tyre, Çmimi “Fadil Bekteshi” iu nda tre poetëve më të suksesshëm, konkretisht Vendi i parë poetes nga Fieri i Shqipërisë Majlinda Nana-Rama, vendi i dytë poetit nga Kosova, Fehmi Ajvazi, dhe vendi i tretë poetit nga Kumanova, Nazmi Beqiri.

Ndryshe, Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, është nga të parat shoqata joqeveritare shqiptare në Maqedoni, e cila pandërprerë po funksionon tani e 26  vjet me radhë. Kryetar i parë i klubit ishte shkrimtari Fadil Bekteshi, për të renditur më pas një varg veprash dhe suksesesh. Që në vitin 1992, u botua edhe revista e parë e pavarur shqiptare në Maqedoni për letërsi, shkencë dhe kulturë “Doruntina”, dhe nisi rrugën manifestimi tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut”, i cili nga viti në vit po krijon një reputacion të respektuar në komunitetin tonë kulturor. /www.jekaradakut.org/

Fotografitë i realizoi: Foto “Drita” – Kumanovë, z.Abil Ademi.

Lexo më shumë Share

Njoftim rreth manifestimit “Takimet Poetike të Karadakut -2018”

Të nderuar miq, Edicioni i XXVI i manifestimit tradicional letrar “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”, sivjet mbahet më 11.03.2018 (e diel), me këtë program pune:   I. Ora 13:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, promovohen botimet: -Monografia: “Klubi i Shkrimtarëve JEHONA Е KARADAKUT – Një çerekshekull”; -Revista: “Doruntina” nr.52/53; -Bejtush Memeti: “Rrethi që pret përjetësinë”, […]

Të nderuar miq,

Edicioni i XXVI i manifestimit tradicional letrar “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”, sivjet mbahet më 11.03.2018 (e diel), me këtë program pune:

I. Ora 13:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, promovohen botimet:

-Monografia: “Klubi i Shkrimtarëve JEHONA Е KARADAKUT – Një çerekshekull”;

-Revista: “Doruntina” nr.52/53;

-Bejtush Memeti: “Rrethi që pret përjetësinë”, roman;

-Arben Ibrahimi: “Psherëtima të pakënduara”, poezi;

-Fatos Rushiti: “Kurorë”, poezi.

II. Ora 15:30 – Vizitë Varrezave të Dëshmorëve në Vaksincë, Sllupçan, Hotël.

III. Ora 18:00, në Restorantin “Panorama” – Likovë:

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, shpallë listën e pjesëmarrësve në Orën e madhe letrare në kuadër “Takimeve Poetike të Karadakut -2018”, të cilët konkurrojnë për tre vendet e para të Çmimit “Fadil Bekteshi”.

Për shkak të numrit tejet të madh të aplikimeve (afër 100), juria letrare ka bërë përzgjedhjen e 40 poetëve, të cilët ftohen t’i lexojnë poezitë e tyre:

  1. Arjola Zadrima (Shkodër),
  2. Fehmi Ajvazi (Prishtinë),
  3. Rozafa Shpuza (Tiranë),
  4. Brikena Qama (Athinë),
  5. Majlinda Nana-Rama (Fier),
  6. Ejup Ajdini (Tetovë),
  7. Nexhat Rexha (Kamenicë),
  8. Nazmi Beqiri ( Kumanovë),
  9. Daim Iljazi (Tetovë),
  10. Ahmet Asani (Kumanovë),
  11. Faruk Buzhala (Ferizaj),
  12. Alketa Ballkameni ( Korçë),
  13. Mumin Zeqiri ( Kumanovë ),
  14. Agim Xheka (Tiranë),
  15. Agim Bajrami ( Durrës),
  16. Vlladimir Muça ( Durrës),
  17. Rakela Zoga (Korçë),
  18. Hajredin Kovaçi (Ulqin),
  19. Bexhet Asani ( Strugë ),
  20. Mirela Papuçiu (Fier),
  21. Ekrem Ajruli ( Tetovë),
  22. Arsim Halili (Bujanoc),
  23. Bilall Maliqi ( Preshevë),
  24. Migena Arllati (Gjakovë),
  25. Rrahim Ganiu (Kumanovë)
  26. Sinan Sadiku (Kamenicë),
  27. Odise Plaku (Tiranë),
  28. Rudina Papajani–Merkuri ( Vlorë),
  29. Daim Miftari (Shkup),
  30. Adem Abdullahu (Tetovë),
  31. Arben Rashkaj (Prizren),
  32. Arlind Farizi (Tetovë),
  33. Sejdi Gashi ( Istog ),
  34. Kreshnik Sopaj ( Kumanovë ),
  35. Enver Sulaj ( Prizren ),
  36. Nadire Ismaili (Shkup ),
  37. Arsim Jonuzi (Kumanovë ),
  38. Nertila Pitarka ( Shkup ),
  39. Liridon Ademi ( Kumanovë ),
  40. Elma Rexhepi (Kumanovë ).

Sqarim: Për të gjithë poetët shtrohet darkë në restorantin “Panorama”, kurse akomodimi për një natë sigurohet vetëm për mysafirët poetë që vijnë nga larg (Republika e Shqipërisë dhe Mali i Zi).

Ju mirëpresim më 11 mars 2018, në Kumanovë e Likovë!

Me respekt,

Këshilli organizues, 4.3.2018

Lexo më shumë Share

Shpallje – konkurrimi për pjesëmarrje në “Takimet Poetike të Karadakut -2018”

Të nderuar, Me qëllim të ngritjes së cilësisë së manifestimit tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut -2018”, si dhe përzgjedhjes më meritore të poezive më të mira, të gjithë poetët e interesuar ftohen për të konkurruar, si dhe, nëse përzgjidhen, për të ardhur e lexuar krijimet e tyre në Orën e Madhe Letrare, që do […]
Të nderuar,
Me qëllim të ngritjes së cilësisë së manifestimit tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut -2018”, si dhe përzgjedhjes më meritore të poezive më të mira, të gjithë poetët e interesuar ftohen për të konkurruar, si dhe, nëse përzgjidhen, për të ardhur e lexuar krijimet e tyre në Orën e Madhe Letrare, që do të mbahet në Kumanovë/Likovë, më 11 mars 2018.
Poezitë duhet të jenë të papublikuara dhe të pashpërblyera më parë, të shoqërohen me një biografi të shkurtër artistike të autorit, dhe të dërgohen në këtë adresë elektronike: jekaradakut@yahoo.com, deri më 2 mars 2018.
Juria letrare përzgjedh 20 krijimet më të mira që do të lexohen në Orën e Madhe Letrare, të cilat hyjnë në konkurrim për tre çmimet e para poetike “Fadil Bekteshi”, me vlerë – vendi i parë 200 euro, vendi i dytë 150 dhe vendi i tretë 100 euro. Për fituesit do të ndahet edhe plaketë dhe mirënjohje.
Lista e autorëve të përzgjedhur do të publikohet deri më 4 mars 2018.
Të gjitha poezitë e lexuara në Orën e Madhe Letrare, do të botohen në numrin e radhës së revistës “Doruntina”.
Për poetët e përzgjedhur që vijnë nga larg (Shqipëria), iu sigurohet akomodimi për një natë.
Manifestimi mbështetet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.
 
Nga Kryesia e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”-Kumanovë
 
Më 17.2.2018, Kumanovë
 
Lexo më shumë Share

Katër projektet tona mbështeten nga Ministria e Kulturës

Ministria e Kulturës ka dhënë mbështetje për katër projekte të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova. Bëhet fjalë për manifestimin tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, revistën për letërsi, art e kulturë “Doruntina” nr.54/55, librin poetik të autorit Selajdin Shabani (“Të kam thënë… Lajdins”), dhe një projekt të ri interdiciplinar për të rinj “Pena ime” me […]

Ministria e Kulturës ka dhënë mbështetje për katër projekte të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.
Bëhet fjalë për manifestimin tradicional “Takimet Poetike të Karadakut”, revistën për letërsi, art e kulturë “Doruntina” nr.54/55, librin poetik të autorit Selajdin Shabani (“Të kam thënë… Lajdins”), dhe një projekt të ri interdiciplinar për të rinj “Pena ime” me bartës Fatos Rushitin.
Këto projekte janë pjesë e programit vjetor (2018) me interes nacional të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë. 
Kryesia e klubit falënderon për angazhimin dhe korrektesën, sekretarin shtetëror z. Valmir Aziri, si dhe anëtarët shqiptarë të komisioneve gjegjëse të ministrisë.

ministerstvo-za-kultura

Lexo më shumë Share

Mbahet edicioni i 25-të i “Takimeve Poetike të Karadakut” (FOTO)

Poetja Lindita Ramushi-Dushku u shpërblye me vendin e parë, Lola Shehi me vendin e dytë, kurse vendi i tretë u nda në mes poetëve Selajdin Shabani dhe Adriatik Zeqiri 11 mars 2017 – Sot në Kumanovë u mbajt edicioni i 25-të me radhë i manifestimit kulturor tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut – 2017”, me […]

Poetja Lindita Ramushi-Dushku u shpërblye me vendin e parë, Lola Shehi me vendin e dytë, kurse vendi i tretë u nda në mes poetëve Selajdin Shabani dhe Adriatik Zeqiri

11 mars 2017 – Sot në Kumanovë u mbajt edicioni i 25-të me radhë i manifestimit kulturor tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut – 2017”, me pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare.

Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Sevdail Demiri, tha se gjatë këtij çerekshekulli, me vulën e këtij klubi janë botuar mëse 60 vepra letrare dhe mbi 50 numra të revistës “Doruntina”, të cilët përbëjnë një shtresë mjaft të pasur kulturore të kësaj ane.

Manifestimin e përshëndeti zëvendëskryeministri Arbër Ademi, i cili theksoi rëndësinë e fjalës artistike, e cila fatmirësisht vazhdon të kultivohet me shumë përkushtim edhe në Kumanovë, madje duke i kaluar edhe kufijtë nacional.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, tha se ky organizim kulturor është shumë domethënës, për fakatin që mbi 25 vjet vazhdon të jetë një pikëtakim i poetëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar nga të gjitha trojet shqiptare.

Pas paraqitjes së mbi 30 poetëve në orën e madhe letrare, juria e përbërë nga Arsim Halili, Burhanedin Xhemaili dhe Arben Rashkaj, përzgjodhi poezitë më të sukseshme, të cilëve iu nda Çmimi letrar “Fadil Bekteshi”. Kështu, poetja Lindita Ramushi-Dushku u shpërblye me vendin e parë, Lola Shehi me vendin e dytë, kurse vendi i tretë u nda në mes poetëve Selajdin Shabani dhe Adriatik Zeqiri.

Përpos tyre, në orën letrare, me poezi u paraqitën edhe: Sabit Rrustemi, Kalosh Çeliku, Ferid Selimi, Behram Hoti, Bejtush Memeti, Nazmi Beqiri, Nexhat Rexha, Xhevat Latifi, Bilall Maliqi, Ramadan Asllani, Arber Saliu, Sadije Aliti, Rahim Ganiu, Semine Hasani, Ismail Ganiu, Arben Ibrahimi, Bajram Ramadani, Sunaj Raimi, Sami Sherifi, Ali Qerimi, Fatos Rushiti, Kreshnik Sopaj, Arta Selmani, etj.

Të gjitha poezitë e lexuara në këtë orë letarere, do të botohen në numrin e radhës të revistës kulturore – letrare “Doruntina”.

Për kontributin e dhënë, kryesia e klubit ndau mirënjohje dhe nga një komplet librash për zëvendëskryeministrin Arbër Ademi, sekretarin shtetëror të Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, kryetarin e Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, Televizionin “Festa”,  Televizionin “Hana”, dhe Foto-studio “Drita”.

Pjesa muzikore-artistike e manifestimit, u përcoll nga profesori i muzikës, mr.Florim Zulfiu.

Gjatë këtij viti do të botohet edhe një monografi që i kushtohet veprimtarisë 25-vjeçare të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.

SD me arten BSHehapi ok BSH-publikpubl Foto e perbashket OkNdarja e cmimeve

Lexo më shumë Share

Më 11 mars, në Kumanovë do të jehojë fjala e bukur shqipe

Këtë të shtune, më 11.03.2017, prej ora 15:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, mbahet edicioni i XXV, i manifestimit tradicional letrar “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”. Në Orën e Madhe Letrare, marrin pjesë dhjetëra poetë e poetesha nga të gjitha trojet shqiptare. Pjesëmarrja është e lirë për të gjithë dashamirët e fjalës së bukur shqipe.

Këtë të shtune, më 11.03.2017, prej ora 15:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, mbahet edicioni i XXV, i manifestimit tradicional letrar “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”.

Në Orën e Madhe Letrare, marrin pjesë dhjetëra poetë e poetesha nga të gjitha trojet shqiptare.

Pjesëmarrja është e lirë për të gjithë dashamirët e fjalës së bukur shqipe.

TPK2017baner

Lexo më shumë Share

“Sofra e librit” në Kullën e Kadri Zekës në Dardanë

Aktiviteti kulturor “Sofra e librit” në Kullën e Kadri Zekës në Poliçkë të Dardanës, filloi sivjet (23.4.2016), në Ditën Ndërkombëtare të Librit, me uratën për të mos u ndalur kurrë. Një vend i veçantë frymëzimi, simbol i qëndresës dhe flijimit për liri… Të ftuar nga Klubi Letrar “Nositi”, me në krye z.Nexhat Rexha, në mesin […]

Aktiviteti kulturor “Sofra e librit” në Kullën e Kadri Zekës në Poliçkë të Dardanës, filloi sivjet (23.4.2016), në Ditën Ndërkombëtare të Librit, me uratën për të mos u ndalur kurrë.
Një vend i veçantë frymëzimi, simbol i qëndresës dhe flijimit për liri…
Të ftuar nga Klubi Letrar “Nositi”, me në krye z.Nexhat Rexha, në mesin e shumë mysafirëve, prezantuam edhe ne nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova: Sevdail Demiri (kryetar), Selajdin Shabani (sekretar) dhe Burhanedin Xhemaili (kryeredaktor i revistës “Doruntina”).

Ndryshe, manifestimin e hapi shkrimtari Nexhat Rexha, kryetar i klubit letrar “Nositi”, i cili në cilësinë e nikoqirit i përshëndeti të pranishmit dhe i tha disa fjalë për librin dhe për heroin Kadri Zeka.
Dr. Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës e lexoi një punim në të cilin i analizoi poezitë e disa poetëve dhe këngëtarëve kushtuar Kadri Zekës, duke i thënë disa fjalë edhe për krijimtarinë publicistike dhe intelektuale të këtij atdhetari, ndër më të shquarit.
Sabit Rrustemi, shkrimtar i njohur, iniciator i këtij manifestimi, e lexoi një punim për librin, për rëndësinë e tij, për historikun e shpalljes së Ditës Ndërkombëtare të librit … duke mos lënë pa përmendur se institucionet tona nuk janë duke investuar sa do të duhej të investonin për librin.
Pas kësaj filloi ora letrare, gjatë së cilës poezitë e tyre i lexuan poetë nga qytetet e ndryshme të Kosovës, nga Maqedonia dhe nga Kosova Lindore. Poezi lexuan shkrimtarët: Rushit Ramabaja, Burhanedin Xhemaili, Nebih Bunjaku, Sevdail Demiri, Shefqete Gosalci, Xheladin Mjeku, Arsim Halili, Selajdin Shabani, Mehmetali Rexhepi, Sinan Sadiku, Sulejman Dërmaku, Izet Avdyli, Ramadan Mehmeti, Baki Krasniqi, Musa Ahmetaj, Begzad Baliu, Avni Dehari, Bajram Kallaba dhe Zamira Rexhepaj.
Në manifestim morën pjesë familjarë të heroit Kadri Zeka, pastaj shkrimtarë, personalitete të kulturës, të shkencës, të arsimit, të politikës. Tubimin e moderoi për mrekulli poetesha e re Zamira Rexhepaj. /Sinan Sadiku/

s111sels555

Lexo më shumë Share

Çmimet e para për poetët Festim Tomorri, Sunaj Raimi e Arbër Salihu (FOTO+VIDEO)

12 mars – 2016 – Të premten në Kumanovë u mbajt edicioni i 24-të me radhë i manifestimit letrar mbarëkombëtar “Takimet Poetike të Karadakut – 2016”. Ky manifestim organizahohet tradicionalisht çdo 11 mars nga Klubi i Shkrimtarëve ‘Jehona e Karadakut’ nga Kumanova. Sekretari i klubit, Selajdin Shabani, në emër të nikoqirit, tha se me këtë […]

12 mars – 2016 – Të premten në Kumanovë u mbajt edicioni i 24-të me radhë i manifestimit letrar mbarëkombëtar “Takimet Poetike të Karadakut – 2016”. Ky manifestim organizahohet tradicionalisht çdo 11 mars nga Klubi i Shkrimtarëve ‘Jehona e Karadakut’ nga Kumanova.

Sekretari i klubit, Selajdin Shabani, në emër të nikoqirit, tha se me këtë organizim, po vazhdojmë traditën e nisur që nga viti 1992, për të shfaqur dhe prezantuar vlerat shpirtërore, artistike dhe kulturore të kësaj ane, përmes artit të bukur poetik. “Edhe sivjet, në këtë 11 mars, kur kujtojmë demonstratat e rinisë studentore të Kosovës, jemi mbledhur bashkë, poetë e dashamirë të poezisë nga të gjitha trevat shqiptare, për t’u takuar dhe dëgjuar vargjet e bukura të poezisë shqipe”, u shpreh Shabani.

Manifestimin e përshëndeti sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, i cili tha se ky manifestim është një rast i veçantë për t’u takuar e komunikuar mes vete poetë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. “Ruajtja e traditës është një nga vlerat më të rëndësishme të organizimeve tona kulturore, që duhet kultivuar gjithmonë. Andaj, krahas mbështetjes sonë si ministri, inkurajojmë vazhdimin e punës së suksesshme dhe me shumë entuziazëm të këtij klubi shkrimtarësh”, tha Shehapi.

“Takimet Poetike të Karadakut 2016”, i pari i hapi shkrimtari, publicisti dhe veprimtari i dalluar në fushën e kulturës dhe letërsisë, poeti i Karadakut, i cili na vjen nga Prishtina, Ibrahim Kadriu. Më pas poezi lexuan poetët: Sali Bashota, Odise Plaku, Sabit Rrustemi, Lindita Ahmeti, Festim Tomorri, Marjana Shkurti, Lulzim Tafa, Rexhep Abazi, Nebih Bunjaku, Demush Berisha, Nexhat Rexha, Sunaj Raimi, Xheladin Mjeku, Bilall Maliqi, Sarë Gjergji, Nazmi Beqiri, Bjanka Karamico, Sinan Sadiku, Arber Saliu, Arsim Halili, Rahim Ganiu, Nehat Ramizi, Sami Sherifi, Ismail Ganiu, Burhanedin Xhemaili, Rexhep Bajrami, Nehat Jahiu, Ismail Bilalli, Mumin Zeqiri, Arben Rashkaj, Arben Ibrahimi, Adriatik Zeqiri, Selajdin Shabani, Bajram Ramadani, Ali Qerimi, Rrahman Hyseni, Ibrahim Bakiu, Kreshnik Sopaj, Arta Selmani, etj.

Një pjesë e poetëve lexuan jashtë konkurimit, kurse juria letrare e përbërë nga Avni Dehari, Hysen Kqiku, dhe Fatos Rushiti, vendosi që të shpërblej tri poezitë më të mira që hyrën në konkurencë. Kështu, me çmimin e parë “Fadil Bekteshi”, u nderua poeti nga Pogradeci, Festim Tomorri, me vendin e dytë poeti nga Kumanova Sunaj Raimi, dhe me vendin e tretë, poeti nga Prishtina, Arbër Salihu. Çmimet i ndau kryetari i klubit, Sevdail Demiri.

Në mbrëmje u bë edhe promovimi i botimeve të fundit të klubit. Bëhet fjalë për dramën “Portrete të djegura” nga Burhanedin Xhemaili, librat poetike “Testament” të Sunaj Raimit dhe “Kënga e fundit e mjellmës” e Arben Ibrahimit, si dhe numrat 50 dhe 51 të revistës “Doruntina” – organ i klubit.

Për pjesën artistike-muzikore u përkujdes Florim Zulfiu. Të gjitha poezitë e lexuara në këtë orë letrare, do të botohen në numrin e radhës të revistës “Doruntina”. /www.jekaradakut.org/

publiku

pub1 pub2B.ShehapiFestim Tomorri Arber ftSunajArber

juriapromovimi i librave

foto tpk

Fotografitë: FOTO STUDIO “DRITA” Kumanovë

Pronar: Abil Ademi

drita

Video: TV HANA – Kumanovë

Lexo më shumë Share