BURHANEDIN XHEMAILI: “Në ëndërr” (vendi i parë)

BURHANEDIN XHEMAILI

 

Në ëndërr

 

Në natën e gjatë

e të heshtur,

kur gjumi është vdekje

e vdekja gjumë,

në ëndërr e pashë zjarrin e zgjuar

mbi bregun e zhgënjimit

duke i trembur fluturat e larme

në largim,

e duke i djegur ujqit e pangopshëm

në dëfrim,

e s’më besohej

se po e shihja këtë ëndërr të vonuar

dhe këtë zjarr të zgjuar,

për shkak të besimit të verbër

në kodet e ngatërruara

nga referencat e gabuara…

 

(Poezia e shpërblyer me vendin e parë të Çmimit “Fadil Bekteshi”, në manifestimin letrar “Takimet Poetike të Karadakut” në Kumanovë, më 11 mars 2021)

Komente