Autor: Jehona e Karadakut

Jehona e Karadakut

Rreth nesh Jehona e Karadakut

Në Shkup u promovua libri poetik ‘Shiu më do mua’ i Nadire Ismailit

Shkup, 2 dhjetor 2015 – Në prani të një numri të madh të dashamirëve të artit poetik, në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, u promovua libri me poezi ‘Shiu më do mua’, nga autorja Nadire Ismaili. Për rëndësinë e librit folën redaktori Sevdail Demiri dhe recensenti Ahmet Selmani. Kurse, autorja tha se me 26 poezitë […]

nad

Shkup, 2 dhjetor 2015 – Në prani të një numri të madh të dashamirëve të artit poetik, në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, u promovua libri me poezi ‘Shiu më do mua’, nga autorja Nadire Ismaili.
Për rëndësinë e librit folën redaktori Sevdail Demiri dhe recensenti Ahmet Selmani.
Kurse, autorja tha se me 26 poezitë e botuara në këtë libër modest, ka dashur t’i simbolizojë 26 vitet e jetës së saj.
Gjatë promovimit pati edhe një program të pasur artistik.
Botues është KSH “Jehona e Karadakut”-Kumanovë.

nadddd

Lexo më shumë Share

Akademi Përkujtimore kushtuar muzikologut Zejadin Ismaili (1944 2015)

Fjala e kryetarit të KSH “Jehona e Karadakut”-Kumanovë, Sevdail Demiri, në Akademinë Përkujtimore kushtuar muzikologut Zejadin Ismaili (1944 2015): E nderuara familja Ismaili. Të nderuar miq e mysafirë. Ditë më parë, mbetëm pa njeriun shumë të çmuar, i cili i dha aq shumë artit, kulturës, muzikologjisë dhe e shkencës shqiptare në përgjithësi… Pa dyshim, largimi […]

sd4

Fjala e kryetarit të KSH “Jehona e Karadakut”-Kumanovë, Sevdail Demiri, në Akademinë Përkujtimore kushtuar muzikologut Zejadin Ismaili (1944 2015):

E nderuara familja Ismaili.
Të nderuar miq e mysafirë.

Ditë më parë, mbetëm pa njeriun shumë të çmuar, i cili i dha aq shumë artit, kulturës, muzikologjisë dhe e shkencës shqiptare në përgjithësi…
Pa dyshim, largimi i tij fizik nga kjo botë, është një humbje e madhe për familjen e tij, për Kumanovën, dhe për gjithë shqiptarinë… Por mbetet e përjetshme vepra e tij, e shkruar në mijëra faqe librash e pentagramesh.
E, Zejadin Ismaili, është pikërisht njeriu, i cili me afër 30 veprat e tij, i dha shpirt e jetëgjatësi artit e kulturës shqiptare.

Të nderuar të pranishëm.
Muzika, kjo vlerë sublime e shpirtit, shumë njerëz, shpesh i ka plandosur dhe i ka hudhur nga ky realitet njerëzor, për t’u lënë të tjerëve vepra dhe vlera të cilat do të lexohen e dëgjohen me ëndje, vite, dekada e shekuj të tërë. Artin e mirëfilltë, artisti nuk mund ta krijojë pa i shtrydhë edhe atomet e fundit të shpirtit.
Zejadin Ismaili, është njëri nga ata njerëz të paktë, i cili tërë jetën ia kushtoi artit muzikor, dhe përmes vuajtjes individuale, kolektivitetit i dha vlera të pazëvendësueshme dhe unikate.
Zejadin Ismaili është njeriu i cili si rrallë ndonjë tjetër, ka arritur që përmes penës së tij dhe talentit të lindur për muzikë, të shpalosë në të njëjtën kohë vlerat më të çmueshme dhe më kulminante të etnosit dhe folklorit tonë të pasur shqiptar. Ai si pedagog, kompozitor dhe studijus i spikatur, me aq mjeshtri arriti të përshkruaj muzikën dhe folklorin e pasur shqiptar në veprat e tij etnomuzikologjike, të cilat janë të rrallat, për të mos thënë të vetmet ndër ne të këtij lloji.
Sferat e interesimit të tij ishin të shumëanshme. Letërsia dhe publicistika, ishin po ashtu dy pika shumë neuralgjike, në fokusin e interesimeve të tij. Përveç qindra kompozimeve, ai shkroi shumë tekste këngësh, për fëmijë dhe të rritur, shumicën nga të cilat i kemi lexuar edhe në shumë nga revistat vendore, me të cilat kishte bashkëpunim të rregullt vite të tëra.
Ndërsa, në sferën e publicistikës dha një kontribut të çmuar, duke shkruar dhjetëra e qindra artikuj nëpër gazeta e revista të ndryshme në Shkup, Prishtinë e më gjerë, përmes të cilave sulmonte dukuritë negative në melosin shqiptar, dhe artikulonte vlerat autoktone popullore shqiptare.
Zejadin Ismaili, ishte njëri ndër njerëzit më aktiv në të gjitha aktivitetet kulturore. Mori pjesë në themelimin, dhe u angazhua në funskionimin e gati se të gjitha institucioneve kulturore shqiptare në Maqedoni, siç janë festivalet, manifestimet kulturore, ansamblet, etj. Ndër to, shquhet angazhimi i tij edhe në themelimin dhe funksionimin e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë, dhe revistës “Doruntina”, që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, e deri në ditët e tij të fundit. Mendimet, vlerësimet dhe propozimet e tij, për çështje dhe fenomene të ndryshme kulturore, ishin të një rëndësie të veçantë.
Me rastin e 20 vjetorit të “Takimeve Poetike të Karadakut” dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, e nderoi me Mirënjohje të veçantë, për kontributin e tij të dhënë për zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare dhe të klubit. Po ashtu, në vitin 2012, klubi ynë e botoi librin e tij të 26-të me radhë, me titull “Hove shpirtërore”, i cila paraqet një mozaik vlerësimesh recensionale të gati gjithë shkrimtarëve shqiptarë të anës së Kumanovës. Ndërsa, ky botim, mbase është edhe antologjia e vetme e këtij lloji për shkrimtarët kumanovarë, të cilët i trajtonte të gjithë njëllojë, pas asçfarë smire apo xhelozie, duke i vlerësuar në bazë të opusit të tyre letrar.

Të nderuar të pranishëm dhe familjarë.
Përmasat e veprës së Zejadin Ismailit në sferën e muzikoligjisë, janë të atij niveli, saqë lirisht mund të themi, se me to mund të mësojnë e të edukohen gjenerata të tëra. Me librat e tij të shkruara me aq kompetencë, gjithmonë do të kenë se çka të mësojnë, jo vetëm se nxënësit e arsimit fillor e të mesëm, por edhe studentët e akademisë dhe ata të studimeve pasdiplomike.
Prandaj, dhimbjen ta shndërrojmë në mirënjohje për veprën e tij, dhe të shkojmë pas vizionit të tij, për një të ardhme më të ndritur dhe më të përparuar të brezave të rinj.
I qoftë i lehtë dheu i Atdheut, dhe Zoti e mëshiroftë.
Ju faleminderit.

Kumanovë, 15.11.2015

?????????????

Lexo më shumë Share

LETËR NGUSHËLLIMI

  Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, u shprehë ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve, kolegëve e shokëve të muzikologut të njohur të përmasave mbarëkombëtare, Zejadin Ismaili. Është kjo një humbje e madhe për artin, kulturën dhe shkencën muzikologjike shqiptare, të cilat me veprat e tij të shumta, i ngriti në piedestalin […]

 

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, u shprehë ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve, kolegëve e shokëve të muzikologut të njohur të përmasave mbarëkombëtare, Zejadin Ismaili.
Është kjo një humbje e madhe për artin, kulturën dhe shkencën muzikologjike shqiptare, të cilat me veprat e tij të shumta, i ngriti në piedestalin më të lartë.
Përpos punës së tij të zellshme dhjetëravjeçare në sferën e arsimimit muzikor, ku arriti suksese të jashtëzakonshme sidomos me korin e shkollës, Zejadin Ismaili ishte edhe një nga anëtarët më aktiv të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.
Përmes këtij klubi botoi edhe disa vepra të suksesshme, ndërsa e fundit e botuar në vitin 2012 “Hove shpirtërore”, paraqet një mozaik vlerësimesh recensionale të gati gjithë shkrimtarëve shqiptarë të anës së Kumanovës, e cila mbase është antologjia e vetme e këtij lloji për shkrimtarët kumanovarë.
I qoftë i lehtë dheu i shqiptarisë!

Me nderime të larta,

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” -Kumanovë
Kryetar: Sevdail Demiri

Kumanovë, 7.11.2015

Lexo më shumë Share