Autor: Jehona e Karadakut

Jehona e Karadakut

Rreth nesh Jehona e Karadakut

Mbahet edicioni i 25-të i “Takimeve Poetike të Karadakut” (FOTO)

Poetja Lindita Ramushi-Dushku u shpërblye me vendin e parë, Lola Shehi me vendin e dytë, kurse vendi i tretë u nda në mes poetëve Selajdin Shabani dhe Adriatik Zeqiri 11 mars 2017 – Sot në Kumanovë u mbajt edicioni i 25-të me radhë i manifestimit kulturor tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut – 2017”, me […]

Poetja Lindita Ramushi-Dushku u shpërblye me vendin e parë, Lola Shehi me vendin e dytë, kurse vendi i tretë u nda në mes poetëve Selajdin Shabani dhe Adriatik Zeqiri

11 mars 2017 – Sot në Kumanovë u mbajt edicioni i 25-të me radhë i manifestimit kulturor tradicional letrar “Takimet Poetike të Karadakut – 2017”, me pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare.

Kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Sevdail Demiri, tha se gjatë këtij çerekshekulli, me vulën e këtij klubi janë botuar mëse 60 vepra letrare dhe mbi 50 numra të revistës “Doruntina”, të cilët përbëjnë një shtresë mjaft të pasur kulturore të kësaj ane.

Manifestimin e përshëndeti zëvendëskryeministri Arbër Ademi, i cili theksoi rëndësinë e fjalës artistike, e cila fatmirësisht vazhdon të kultivohet me shumë përkushtim edhe në Kumanovë, madje duke i kaluar edhe kufijtë nacional.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, tha se ky organizim kulturor është shumë domethënës, për fakatin që mbi 25 vjet vazhdon të jetë një pikëtakim i poetëve dhe dashamirëve të fjalës së shkruar nga të gjitha trojet shqiptare.

Pas paraqitjes së mbi 30 poetëve në orën e madhe letrare, juria e përbërë nga Arsim Halili, Burhanedin Xhemaili dhe Arben Rashkaj, përzgjodhi poezitë më të sukseshme, të cilëve iu nda Çmimi letrar “Fadil Bekteshi”. Kështu, poetja Lindita Ramushi-Dushku u shpërblye me vendin e parë, Lola Shehi me vendin e dytë, kurse vendi i tretë u nda në mes poetëve Selajdin Shabani dhe Adriatik Zeqiri.

Përpos tyre, në orën letrare, me poezi u paraqitën edhe: Sabit Rrustemi, Kalosh Çeliku, Ferid Selimi, Behram Hoti, Bejtush Memeti, Nazmi Beqiri, Nexhat Rexha, Xhevat Latifi, Bilall Maliqi, Ramadan Asllani, Arber Saliu, Sadije Aliti, Rahim Ganiu, Semine Hasani, Ismail Ganiu, Arben Ibrahimi, Bajram Ramadani, Sunaj Raimi, Sami Sherifi, Ali Qerimi, Fatos Rushiti, Kreshnik Sopaj, Arta Selmani, etj.

Të gjitha poezitë e lexuara në këtë orë letarere, do të botohen në numrin e radhës të revistës kulturore – letrare “Doruntina”.

Për kontributin e dhënë, kryesia e klubit ndau mirënjohje dhe nga një komplet librash për zëvendëskryeministrin Arbër Ademi, sekretarin shtetëror të Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, kryetarin e Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, Televizionin “Festa”,  Televizionin “Hana”, dhe Foto-studio “Drita”.

Pjesa muzikore-artistike e manifestimit, u përcoll nga profesori i muzikës, mr.Florim Zulfiu.

Gjatë këtij viti do të botohet edhe një monografi që i kushtohet veprimtarisë 25-vjeçare të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.

SD me arten BSHehapi ok BSH-publikpubl Foto e perbashket OkNdarja e cmimeve

Lexo më shumë Share

Më 11 mars, në Kumanovë do të jehojë fjala e bukur shqipe

Këtë të shtune, më 11.03.2017, prej ora 15:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, mbahet edicioni i XXV, i manifestimit tradicional letrar “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”. Në Orën e Madhe Letrare, marrin pjesë dhjetëra poetë e poetesha nga të gjitha trojet shqiptare. Pjesëmarrja është e lirë për të gjithë dashamirët e fjalës së bukur shqipe.

Këtë të shtune, më 11.03.2017, prej ora 15:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, mbahet edicioni i XXV, i manifestimit tradicional letrar “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”.

Në Orën e Madhe Letrare, marrin pjesë dhjetëra poetë e poetesha nga të gjitha trojet shqiptare.

Pjesëmarrja është e lirë për të gjithë dashamirët e fjalës së bukur shqipe.

TPK2017baner

Lexo më shumë Share

“Sofra e librit” në Kullën e Kadri Zekës në Dardanë

Aktiviteti kulturor “Sofra e librit” në Kullën e Kadri Zekës në Poliçkë të Dardanës, filloi sivjet (23.4.2016), në Ditën Ndërkombëtare të Librit, me uratën për të mos u ndalur kurrë. Një vend i veçantë frymëzimi, simbol i qëndresës dhe flijimit për liri… Të ftuar nga Klubi Letrar “Nositi”, me në krye z.Nexhat Rexha, në mesin […]

Aktiviteti kulturor “Sofra e librit” në Kullën e Kadri Zekës në Poliçkë të Dardanës, filloi sivjet (23.4.2016), në Ditën Ndërkombëtare të Librit, me uratën për të mos u ndalur kurrë.
Një vend i veçantë frymëzimi, simbol i qëndresës dhe flijimit për liri…
Të ftuar nga Klubi Letrar “Nositi”, me në krye z.Nexhat Rexha, në mesin e shumë mysafirëve, prezantuam edhe ne nga Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova: Sevdail Demiri (kryetar), Selajdin Shabani (sekretar) dhe Burhanedin Xhemaili (kryeredaktor i revistës “Doruntina”).

Ndryshe, manifestimin e hapi shkrimtari Nexhat Rexha, kryetar i klubit letrar “Nositi”, i cili në cilësinë e nikoqirit i përshëndeti të pranishmit dhe i tha disa fjalë për librin dhe për heroin Kadri Zeka.
Dr. Hysen Matoshi, drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës e lexoi një punim në të cilin i analizoi poezitë e disa poetëve dhe këngëtarëve kushtuar Kadri Zekës, duke i thënë disa fjalë edhe për krijimtarinë publicistike dhe intelektuale të këtij atdhetari, ndër më të shquarit.
Sabit Rrustemi, shkrimtar i njohur, iniciator i këtij manifestimi, e lexoi një punim për librin, për rëndësinë e tij, për historikun e shpalljes së Ditës Ndërkombëtare të librit … duke mos lënë pa përmendur se institucionet tona nuk janë duke investuar sa do të duhej të investonin për librin.
Pas kësaj filloi ora letrare, gjatë së cilës poezitë e tyre i lexuan poetë nga qytetet e ndryshme të Kosovës, nga Maqedonia dhe nga Kosova Lindore. Poezi lexuan shkrimtarët: Rushit Ramabaja, Burhanedin Xhemaili, Nebih Bunjaku, Sevdail Demiri, Shefqete Gosalci, Xheladin Mjeku, Arsim Halili, Selajdin Shabani, Mehmetali Rexhepi, Sinan Sadiku, Sulejman Dërmaku, Izet Avdyli, Ramadan Mehmeti, Baki Krasniqi, Musa Ahmetaj, Begzad Baliu, Avni Dehari, Bajram Kallaba dhe Zamira Rexhepaj.
Në manifestim morën pjesë familjarë të heroit Kadri Zeka, pastaj shkrimtarë, personalitete të kulturës, të shkencës, të arsimit, të politikës. Tubimin e moderoi për mrekulli poetesha e re Zamira Rexhepaj. /Sinan Sadiku/

s111sels555

Lexo më shumë Share

Çmimet e para për poetët Festim Tomorri, Sunaj Raimi e Arbër Salihu (FOTO+VIDEO)

12 mars – 2016 – Të premten në Kumanovë u mbajt edicioni i 24-të me radhë i manifestimit letrar mbarëkombëtar “Takimet Poetike të Karadakut – 2016”. Ky manifestim organizahohet tradicionalisht çdo 11 mars nga Klubi i Shkrimtarëve ‘Jehona e Karadakut’ nga Kumanova. Sekretari i klubit, Selajdin Shabani, në emër të nikoqirit, tha se me këtë […]

12 mars – 2016 – Të premten në Kumanovë u mbajt edicioni i 24-të me radhë i manifestimit letrar mbarëkombëtar “Takimet Poetike të Karadakut – 2016”. Ky manifestim organizahohet tradicionalisht çdo 11 mars nga Klubi i Shkrimtarëve ‘Jehona e Karadakut’ nga Kumanova.

Sekretari i klubit, Selajdin Shabani, në emër të nikoqirit, tha se me këtë organizim, po vazhdojmë traditën e nisur që nga viti 1992, për të shfaqur dhe prezantuar vlerat shpirtërore, artistike dhe kulturore të kësaj ane, përmes artit të bukur poetik. “Edhe sivjet, në këtë 11 mars, kur kujtojmë demonstratat e rinisë studentore të Kosovës, jemi mbledhur bashkë, poetë e dashamirë të poezisë nga të gjitha trevat shqiptare, për t’u takuar dhe dëgjuar vargjet e bukura të poezisë shqipe”, u shpreh Shabani.

Manifestimin e përshëndeti sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, i cili tha se ky manifestim është një rast i veçantë për t’u takuar e komunikuar mes vete poetë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria. “Ruajtja e traditës është një nga vlerat më të rëndësishme të organizimeve tona kulturore, që duhet kultivuar gjithmonë. Andaj, krahas mbështetjes sonë si ministri, inkurajojmë vazhdimin e punës së suksesshme dhe me shumë entuziazëm të këtij klubi shkrimtarësh”, tha Shehapi.

“Takimet Poetike të Karadakut 2016”, i pari i hapi shkrimtari, publicisti dhe veprimtari i dalluar në fushën e kulturës dhe letërsisë, poeti i Karadakut, i cili na vjen nga Prishtina, Ibrahim Kadriu. Më pas poezi lexuan poetët: Sali Bashota, Odise Plaku, Sabit Rrustemi, Lindita Ahmeti, Festim Tomorri, Marjana Shkurti, Lulzim Tafa, Rexhep Abazi, Nebih Bunjaku, Demush Berisha, Nexhat Rexha, Sunaj Raimi, Xheladin Mjeku, Bilall Maliqi, Sarë Gjergji, Nazmi Beqiri, Bjanka Karamico, Sinan Sadiku, Arber Saliu, Arsim Halili, Rahim Ganiu, Nehat Ramizi, Sami Sherifi, Ismail Ganiu, Burhanedin Xhemaili, Rexhep Bajrami, Nehat Jahiu, Ismail Bilalli, Mumin Zeqiri, Arben Rashkaj, Arben Ibrahimi, Adriatik Zeqiri, Selajdin Shabani, Bajram Ramadani, Ali Qerimi, Rrahman Hyseni, Ibrahim Bakiu, Kreshnik Sopaj, Arta Selmani, etj.

Një pjesë e poetëve lexuan jashtë konkurimit, kurse juria letrare e përbërë nga Avni Dehari, Hysen Kqiku, dhe Fatos Rushiti, vendosi që të shpërblej tri poezitë më të mira që hyrën në konkurencë. Kështu, me çmimin e parë “Fadil Bekteshi”, u nderua poeti nga Pogradeci, Festim Tomorri, me vendin e dytë poeti nga Kumanova Sunaj Raimi, dhe me vendin e tretë, poeti nga Prishtina, Arbër Salihu. Çmimet i ndau kryetari i klubit, Sevdail Demiri.

Në mbrëmje u bë edhe promovimi i botimeve të fundit të klubit. Bëhet fjalë për dramën “Portrete të djegura” nga Burhanedin Xhemaili, librat poetike “Testament” të Sunaj Raimit dhe “Kënga e fundit e mjellmës” e Arben Ibrahimit, si dhe numrat 50 dhe 51 të revistës “Doruntina” – organ i klubit.

Për pjesën artistike-muzikore u përkujdes Florim Zulfiu. Të gjitha poezitë e lexuara në këtë orë letrare, do të botohen në numrin e radhës të revistës “Doruntina”. /www.jekaradakut.org/

publiku

pub1 pub2B.ShehapiFestim Tomorri Arber ftSunajArber

juriapromovimi i librave

foto tpk

Fotografitë: FOTO STUDIO “DRITA” Kumanovë

Pronar: Abil Ademi

drita

Video: TV HANA – Kumanovë

 

Lexo më shumë Share

Më 11.03.2016, mbahen “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”

NJOFTIM   Më 11.03.2016 (e premte), në Kumanovë mbahet edicioni i XXIV i manifestimit tradicional letrar “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”: -Ora 17:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, mbahet Ora e madhe letrare me poetë nga të gjitha trojet shqiptare; -Ora 21:00, në Restorantin “Eliba” në Kumanovë, promovohen librat e autorëve Burhanedin Xhemaili, Sunaj Raimi, […]

NJOFTIM

 

11.03.2016 (e premte), në Kumanovë mbahet edicioni i XXIV i manifestimit tradicional letrar “TAKIMET POETIKE TË KARADAKUT”:

-Ora 17:00, në Qendrën e Kulturës në Kumanovë, mbahet Ora e madhe letrare me poetë nga të gjitha trojet shqiptare;

-Ora 21:00, në Restorantin “Eliba” në Kumanovë, promovohen librat e autorëve Burhanedin Xhemaili, Sunaj Raimi, Arben Ibrahimi dhe revista “Doruntina”.

Janë të mirëseardhur të gjithë dashamirët e fjalës së bukur shqipe…

Nga kryesia e Klubit

Sevdail Demiri, kryetar

Lexo më shumë Share

Rizgjedhje e kryesisë së Klubit të Shkrimtarëve të Kumanovës

Informatë nga Kuvendi i 5-të zgjedhor Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, të dielën, më 31.1.2016, prej ora 15.00, në lokalet e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” – Kumanovë, mbajti Kuvendin e 5-të zgjedhor. Fillimisht, kryetari Sevdail Demiri paraqiti raport për punën katërvjeçare të Klubit, duke theksuar se përskaj shumë vështirësive, kryesisht të natyrës […]

jk1

Informatë nga Kuvendi i 5-të zgjedhor

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, të dielën, më 31.1.2016, prej ora 15.00, në lokalet e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” – Kumanovë, mbajti Kuvendin e 5-të zgjedhor.
Fillimisht, kryetari Sevdail Demiri paraqiti raport për punën katërvjeçare të Klubit, duke theksuar se përskaj shumë vështirësive, kryesisht të natyrës financiare si dhe mungesës së lokalit, gjatë kësaj periudhe është mbajtur kontinuiteti me të gjitha aktivitetet e parapara tradicionale. Kështu, janë realizuar në nivel të kënaqshëm “Takimet Poetike të Karadakut”, manifestime, tribuna e promovime librash, pjesëmarrje në aktivitete letrare në vend dhe rajon. Gjatë kësaj periudhe, Klubi ka realizuar gjithsej 17 botime, konkretisht 10 libra autoriale dhe 7 numra të revistës së pavarur për kulturë, art dhe shkencë “Doruntina”.
Pas miratimit të raportit, kryetari Demiri, për shkaqe subjektive paraqiti dorëheqjen dhe kërkoi që të lirohet nga obligimet e klubit dhe të zgjidhet një kryesi e re. Mirëpo, gati të gjithë kuvendarët e pranishëm insistuan që kjo kryesi të vazhdojë punën së paku edhe dy vite tjera. Kështu, u miratua vendimi për zgjedhjen e kryesisë në përbërje: Sevdail Demiri – kryetar, Selajdin Shabani – sekretar, Sunaj Raimi dhe Fatos Rushiti – nënkryetarë, Burhanedin Xhemaili – koordinator i aktiviteteve.
Me këtë rast u morën disa vendime, ndërsa me propozim të kryetarit, u formua një komision që do të merret me përgatitjen e monografisë së klubit me rastin e 25 vjetorit të themelimit. Ky komision do të përbëhet nga kryetarët e deritashëm: Bejtush Memeti, Burhanedin Xhemaili e Sevdail Demiri, si dhe në cilësinë e anëtarëve konsulentë: Arben Ibrahimi e Sunaj Raimi.
Kuvendi i mbylli punimet në ora 17:30.

jk2 jk3

Lexo më shumë Share

Njoftim për Kuvend zgjedhor

NJOFTIM Njoftohen të gjithë anëtarët e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, se të dielën, më 31.1.2016, prej ora 15.00, në lokalet e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” – Kumanovë, mbahet Kuvendi i 5-të zgjedhor i klubit. Sipas nenit 7 të Statutit të Klubit, secili anëtar aktiv ka të drejtë të zgjedh dhe të […]

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë anëtarët e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” – Kumanovë, se të dielën, më 31.1.2016, prej ora 15.00, në lokalet e Shkollës Fillore “Naim Frashëri” – Kumanovë, mbahet Kuvendi i 5-të zgjedhor i klubit.
Sipas nenit 7 të Statutit të Klubit, secili anëtar aktiv ka të drejtë të zgjedh dhe të jetë i zgjedhur nëpër organet e klubit, përfshirë edhe kryesinë.
Kryesisë aktuale, mandati katërvjeçar i skadon më 29.1.2016.

Me respekt,
Kryetari: Sevdail Demiri
Kumanovë, 28.1.2016

jk

Lexo më shumë Share

Në Shkup u promovua libri poetik ‘Shiu më do mua’ i Nadire Ismailit

Shkup, 2 dhjetor 2015 – Në prani të një numri të madh të dashamirëve të artit poetik, në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, u promovua libri me poezi ‘Shiu më do mua’, nga autorja Nadire Ismaili. Për rëndësinë e librit folën redaktori Sevdail Demiri dhe recensenti Ahmet Selmani. Kurse, autorja tha se me 26 poezitë […]

nad

Shkup, 2 dhjetor 2015 – Në prani të një numri të madh të dashamirëve të artit poetik, në Qendrën Informative Kulturore në Shkup, u promovua libri me poezi ‘Shiu më do mua’, nga autorja Nadire Ismaili.
Për rëndësinë e librit folën redaktori Sevdail Demiri dhe recensenti Ahmet Selmani.
Kurse, autorja tha se me 26 poezitë e botuara në këtë libër modest, ka dashur t’i simbolizojë 26 vitet e jetës së saj.
Gjatë promovimit pati edhe një program të pasur artistik.
Botues është KSH “Jehona e Karadakut”-Kumanovë.

nadddd

Lexo më shumë Share

Akademi Përkujtimore kushtuar muzikologut Zejadin Ismaili (1944 2015)

Fjala e kryetarit të KSH “Jehona e Karadakut”-Kumanovë, Sevdail Demiri, në Akademinë Përkujtimore kushtuar muzikologut Zejadin Ismaili (1944 2015): E nderuara familja Ismaili. Të nderuar miq e mysafirë. Ditë më parë, mbetëm pa njeriun shumë të çmuar, i cili i dha aq shumë artit, kulturës, muzikologjisë dhe e shkencës shqiptare në përgjithësi… Pa dyshim, largimi […]

sd4

Fjala e kryetarit të KSH “Jehona e Karadakut”-Kumanovë, Sevdail Demiri, në Akademinë Përkujtimore kushtuar muzikologut Zejadin Ismaili (1944 2015):

E nderuara familja Ismaili.
Të nderuar miq e mysafirë.

Ditë më parë, mbetëm pa njeriun shumë të çmuar, i cili i dha aq shumë artit, kulturës, muzikologjisë dhe e shkencës shqiptare në përgjithësi…
Pa dyshim, largimi i tij fizik nga kjo botë, është një humbje e madhe për familjen e tij, për Kumanovën, dhe për gjithë shqiptarinë… Por mbetet e përjetshme vepra e tij, e shkruar në mijëra faqe librash e pentagramesh.
E, Zejadin Ismaili, është pikërisht njeriu, i cili me afër 30 veprat e tij, i dha shpirt e jetëgjatësi artit e kulturës shqiptare.

Të nderuar të pranishëm.
Muzika, kjo vlerë sublime e shpirtit, shumë njerëz, shpesh i ka plandosur dhe i ka hudhur nga ky realitet njerëzor, për t’u lënë të tjerëve vepra dhe vlera të cilat do të lexohen e dëgjohen me ëndje, vite, dekada e shekuj të tërë. Artin e mirëfilltë, artisti nuk mund ta krijojë pa i shtrydhë edhe atomet e fundit të shpirtit.
Zejadin Ismaili, është njëri nga ata njerëz të paktë, i cili tërë jetën ia kushtoi artit muzikor, dhe përmes vuajtjes individuale, kolektivitetit i dha vlera të pazëvendësueshme dhe unikate.
Zejadin Ismaili është njeriu i cili si rrallë ndonjë tjetër, ka arritur që përmes penës së tij dhe talentit të lindur për muzikë, të shpalosë në të njëjtën kohë vlerat më të çmueshme dhe më kulminante të etnosit dhe folklorit tonë të pasur shqiptar. Ai si pedagog, kompozitor dhe studijus i spikatur, me aq mjeshtri arriti të përshkruaj muzikën dhe folklorin e pasur shqiptar në veprat e tij etnomuzikologjike, të cilat janë të rrallat, për të mos thënë të vetmet ndër ne të këtij lloji.
Sferat e interesimit të tij ishin të shumëanshme. Letërsia dhe publicistika, ishin po ashtu dy pika shumë neuralgjike, në fokusin e interesimeve të tij. Përveç qindra kompozimeve, ai shkroi shumë tekste këngësh, për fëmijë dhe të rritur, shumicën nga të cilat i kemi lexuar edhe në shumë nga revistat vendore, me të cilat kishte bashkëpunim të rregullt vite të tëra.
Ndërsa, në sferën e publicistikës dha një kontribut të çmuar, duke shkruar dhjetëra e qindra artikuj nëpër gazeta e revista të ndryshme në Shkup, Prishtinë e më gjerë, përmes të cilave sulmonte dukuritë negative në melosin shqiptar, dhe artikulonte vlerat autoktone popullore shqiptare.
Zejadin Ismaili, ishte njëri ndër njerëzit më aktiv në të gjitha aktivitetet kulturore. Mori pjesë në themelimin, dhe u angazhua në funskionimin e gati se të gjitha institucioneve kulturore shqiptare në Maqedoni, siç janë festivalet, manifestimet kulturore, ansamblet, etj. Ndër to, shquhet angazhimi i tij edhe në themelimin dhe funksionimin e Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” në Kumanovë, dhe revistës “Doruntina”, që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, e deri në ditët e tij të fundit. Mendimet, vlerësimet dhe propozimet e tij, për çështje dhe fenomene të ndryshme kulturore, ishin të një rëndësie të veçantë.
Me rastin e 20 vjetorit të “Takimeve Poetike të Karadakut” dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, e nderoi me Mirënjohje të veçantë, për kontributin e tij të dhënë për zhvillimin dhe afirmimin e kulturës shqiptare dhe të klubit. Po ashtu, në vitin 2012, klubi ynë e botoi librin e tij të 26-të me radhë, me titull “Hove shpirtërore”, i cila paraqet një mozaik vlerësimesh recensionale të gati gjithë shkrimtarëve shqiptarë të anës së Kumanovës. Ndërsa, ky botim, mbase është edhe antologjia e vetme e këtij lloji për shkrimtarët kumanovarë, të cilët i trajtonte të gjithë njëllojë, pas asçfarë smire apo xhelozie, duke i vlerësuar në bazë të opusit të tyre letrar.

Të nderuar të pranishëm dhe familjarë.
Përmasat e veprës së Zejadin Ismailit në sferën e muzikoligjisë, janë të atij niveli, saqë lirisht mund të themi, se me to mund të mësojnë e të edukohen gjenerata të tëra. Me librat e tij të shkruara me aq kompetencë, gjithmonë do të kenë se çka të mësojnë, jo vetëm se nxënësit e arsimit fillor e të mesëm, por edhe studentët e akademisë dhe ata të studimeve pasdiplomike.
Prandaj, dhimbjen ta shndërrojmë në mirënjohje për veprën e tij, dhe të shkojmë pas vizionit të tij, për një të ardhme më të ndritur dhe më të përparuar të brezave të rinj.
I qoftë i lehtë dheu i Atdheut, dhe Zoti e mëshiroftë.
Ju faleminderit.

Kumanovë, 15.11.2015

?????????????

Lexo më shumë Share

LETËR NGUSHËLLIMI

  Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, u shprehë ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve, kolegëve e shokëve të muzikologut të njohur të përmasave mbarëkombëtare, Zejadin Ismaili. Është kjo një humbje e madhe për artin, kulturën dhe shkencën muzikologjike shqiptare, të cilat me veprat e tij të shumta, i ngriti në piedestalin […]

 

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova, u shprehë ngushëllime të sinqerta të gjithë familjarëve, miqve, kolegëve e shokëve të muzikologut të njohur të përmasave mbarëkombëtare, Zejadin Ismaili.
Është kjo një humbje e madhe për artin, kulturën dhe shkencën muzikologjike shqiptare, të cilat me veprat e tij të shumta, i ngriti në piedestalin më të lartë.
Përpos punës së tij të zellshme dhjetëravjeçare në sferën e arsimimit muzikor, ku arriti suksese të jashtëzakonshme sidomos me korin e shkollës, Zejadin Ismaili ishte edhe një nga anëtarët më aktiv të Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” nga Kumanova.
Përmes këtij klubi botoi edhe disa vepra të suksesshme, ndërsa e fundit e botuar në vitin 2012 “Hove shpirtërore”, paraqet një mozaik vlerësimesh recensionale të gati gjithë shkrimtarëve shqiptarë të anës së Kumanovës, e cila mbase është antologjia e vetme e këtij lloji për shkrimtarët kumanovarë.
I qoftë i lehtë dheu i shqiptarisë!

Me nderime të larta,

Klubi i Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut” -Kumanovë
Kryetar: Sevdail Demiri

Kumanovë, 7.11.2015

Lexo më shumë Share